Skriniar: Dua të qëndroj te Interi, por dua edhe trofe

19 Prill 2019

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka thënë do të qëndrojë gjatë në këtë klub, por do të dëshironte të fitonte trofe.   

Ai ka folur për shumë gjëra në një intervistë për SkySport Italia.

“Personalisht, nuk kam fituar ende asgjë. Dua të fitoj trofe”.

“Hamshik ka luajtur për 12 sezone te Napoli, të luaj dhe unë kaq gjatë për Interin do të isha i lumtur”.

“Nuk e kam me nxitim largimin, nëse qëndroj për 15 vite këtu nuk është aspak problem”.

“Interi është një skuadër e madhe. Nuk është ekipi që ka qenë para disa vitesh, por shpresojmë ta rikthejmë aty”, ka thënë Skriniar.

Skriniar është bashkuar me Interin nga Sampdoria. Ai pëlqehet shumë nga tifozët e skuadrës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com