Skuadra e Bayern Munich pranon uljen e pagave prej 20 për qind

24 Mars 2020

Bundesliga ka filluar të marrë masa për të mbrojtur bilancin ekonomik të klubeve pjesëmarrëse dhe Bayern Munich kanë rënë dakord me një marrëveshje me lojtarët e tyre për ulje pagash deri në 20 për qind.

Shtyrja e kampionatit gjerman dhe të gjithëve në Evropë, ka bërë që të bien edhe aksionet e klubeve, duke filluar nga Borussia Dortmund.

Bild raportoi të martën se klubi bavarez kishte arritur marrëveshje me lojtarët e tyre në mënyrë që të ndihmohet financiarisht klubi. Këto masa do të përfshijnë gjithashtu edhe bordin e drejtorëve të klubit.

Bayern Munich prezantoi një buxhet prej 750.5 milionë euro për sezonin 2019/20 dhe pagat e personelit sportiv llogariten 336.2 milionë euro.

Te Borussia Dortmund, trajneri Lucien Favre kishte ofruar uljen e pagës së tij, ndërsa klubi ka propozuar edhe dy masa të tjera për të lehtësuar barrën financiare për klubin.

Njëra ishte një ulje e pagave prej 20 për qind për lojtarët nëse ndeshjet nuk rifillojnë, ndërsa alternative ishte një ulje prej 10 për qind nëse sezoni përfundon me dyer të mbyllura.

Arsyeja pse janë bërë dy propozime është se paratë nga të drejtat televizive do të vinin nëse zhvillohet kampionati.

Borussia Monchengladbach ishte klubi i parë që uli pagat dhe këtë me kërkesë të lojtarëve,  ndërsa Werder Bremen dhe Schalke ndoqën të njëjtën gjë po në atë javë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com