Skuadra e KTM prezanton zyrtarisht motorët e rinj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 15:08
U zbuluan në Austri

Në Hanger 7 të Salzburgut, mes makinave të Formula 1, avionëve, helikopterëve, KTM prezantoi zyrtarisht motorët për sezonin e vitit 2018, për të treja kategoritë, Moto3, Moto2 e MotoGP. U prezantuan dhe të gjithë pilotët që nga Espargaró e Smith që garojnë në “Klasin Mbetëror”, duke vazhduar te Darryn Binder te Moto3 dhe për të përfunduar te Miguel Oliveira në Moto2. Vëmendja kryesore ishte gjithsesi të dyshja e MotoGP, me Espargaro që mori fjalën i pari, i cili duhet thënë se nuk pati një fazë të lehtë përgatitore, por që gjithsesi pranoi se ndihet më mirë, krahasur 1 javë më parë në Katar.

“Nuk arrita të xhiroja në të treja ditët e testeve, ku në të parën dhe të dytën nuk isha në 100% tim, megjithatë isha më mirë seç mendoja. Të shohim. Ndihem mirë me motorin dhe po përpiqem të bëj më të mirën time. Problemi i vetëm është se nëse nuk je në 100% të formës tënde nuk e ndjen motorin. Nuk kam zbritur në pistë gjatë 3 ditëve, por kam besim te skuadra që e ka testuar motorin kur unë nuk isha.” Përsa i përket sezonit që është duke startuar, spanjolli u shpreh: “Objektivi ynë është të renditemi mes 10 më të mirëve, njësoj si vitin e kaluar, edhe pse më mirë do të ishte të pozicionoheshim në 6-shen e parë.” /EDS/

Formula 1 | Fernando Alonso është optimist për pistën e re

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Qershor 2018 17:58
Ky është objektivi i spanjollit

I vetmi jo francez në konferencën për shtyp ishte Fernando Alonso, i freskët nga suksesi i arritur në Le Mans, i cili ka dashur që të tregojë emocionet e fundjavës së shkuar: “Ndjesi e papërjetuar ajo e fitimit të Le Mans. E bukur që të garoja me një ekip si Toyota, kemi dominuar. Tani kthehem në Formula 1 në një periudhë veçanërisht imenjative. Duhet të vendos qëllimin për garën dhe të zbuloj makinën për të pasur të njëjtin ritëm si kundërshtarët. Duhet të kthehemi të kapim pikët”.

Spanjolli ka vendosur objektivin në Indianapolis, e vetmja garë që i mungon Kurora e Trefishtë. “Ende nuk kam menduar për Indianapolis. Është një objektiv tërheqës që të fitoja Kurorën e Trefishtë për të treguar se jam një pilot i kompletuar. Do ta mendoj dhe do të shoh se çfarë mund të bëj vitin e ardhshëm”.

Për pistën e re ai shtoi: “Kam qenë këtu në vitin 2003 për të provuar Renault 1, por ishte veç një provë. Të shohim, për momentin gjëja më e rëndësishme është që Formula 1 rikthehet këtu. Edhe unë jam optimist për një garë historike që kthehet në cirkuitin e Botërorit”. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Alonso: Pas Le Mans, tani dua të ftoj Çmimin e Madh të Francës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Qershor 2018 22:13
Piloti i McLaren kërkon një tjetër sukses

Për Fernando Alonso-n ka qenë një javë e bukur pas suksesit në garën e 24 Hours në Le Mans. Me gëzimin e fitores që tashmë ka ikur, spanjolli tani do të përqendrohet në garën e Le Castellet ditën e diel.

“Nuk ndodh shpesh që të garosh në pista të reja ose në pista të cilat janë të reja për shumicën e neve pilotëve, por gjithsesi kanë një histori shumë solide. Pas eksperiencës sime në Le Mans, është fantastike që të kem mundësinë që të qëndroj në Francë për garën në Paul Ricard.  Është e kuptueshme që të fitosh 24 Hours në fund të një jave për të thënë pak si të mrekullueshme, më duket ende një ëndërr. Por pak nga pak, emocionet po zbehen dhe mezi sa po pres që të jem sërish në pistë me makinën time të F1”, deklaroi piloti i McLaren.

Ai shtoi se edhe pse nuk ka garuar kurrë në Paul Ricard në Formula 1, e ka provuar atë disa vite më parë.

“Më duhet të them se duket një cirkuit që mund të jetë me të vërtetë fantastik. Nga ajo që ne aspirojmë, do të jetë një garë shumë e vështirë, si për pilotët ashtu edhe për makinat. Pas një sërë fundjavash negative, shpresojmë që të rikthehemi në shtëpi nga Franca, me një rezultat pozitiv.” përfundoi Alonso. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

MotoGP | Të dytët, por te Honda janë të kënaqur

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Qershor 2018 21:02
Flet Puig

Është përherë Marc Marquez që mban në nivel të lartë skuderinë japoneze, Honda. Edhe në cirkuitin e Katalunjës në Barcelonë në fakt ka qenë kampioni i botës që ka qëndruar nën hijen e Ducati-t, por menaxheri i skuadrës Honda duket i kënaqur me rendimentin e pilotëve të tij për fundjavën që lamë pas. Këtë ai e tregon në deklaratën e dhënë për të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.

“Dani nuk është nisur nga një pozicion i mirë, por ka bërë një nisje të shkëlqyer dhe ka përmirësuar motorin dhe pjacën e tij. Marc ka mbajtur vendin në klasifikim, duke rritur dhe diferencën e pikëve me kundërshtarin e tij Dovizioso, i cili nuk e përfundoi garën”.

Alberto Puig u shpreh: “Në kompleks, kemi pasur një rezultat pozitiv për Honda-n, me Marquez të dytin, Crutchlow i katërti dhe Pedrosa i pesti”. Më tej Puig ka dhënë dhe mendimin e tij, i cili donte që t’i thoshte një fjalë djaloshit fatkeq Andreas Perez, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë: “Ka qenë një moment shumë prekës ai i Andreas Perez, një pilot i ri që u largua nga jeta javën e shkuar. Kujtojmë në këtë rast edhe Luis Salom, të cilit i është dedikuar një murale e madhe në kthesën e 13”. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Formula 1 | Mercedes pret Francën për të treguar potencialin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Qershor 2018 20:47
Flet Wolff

Në Kanada, Mercedes nuk ka mundur që të përdorë përmirësimin e njësisë së fuqisë, kështu që debutimin do ta bëjë në Francë. Drejtuesi i skuadrës Toto Wolff këtë herë mendon hakmarrjen në lidhje me garën e shkuar. “Beteja e këtij viti është e fortë dhe duhet që çdo fundjavë të tregojmë se mund të fitojmë garat për të luftuar për titullin kampion. Këtë vit do të jetë një sfidë entuziaste për të gjithë dhe kështu që do të japim gjithçka. Kjo skuadër ka treguar se në të shkuarën ka qenë në gradën për të kapërcyer pengueset”.

“Duhet të jetë një garë interesante. Nuk është e shpeshtë për ne që të garojmë në një cirkuit dhe të mos arrijmë të dhëna historike. Kjo e bën përgatitjen për garën pak më të komplikuar se zakonisht, por ky element i të panjohurës shton vështirësitë në sfidë. Çmimi i Madh i Francës është i pari i një fundjavë të trefishtë të garës që do të vërë në provë të gjitha ekipet deri në kufijtë e tyre, por gjithashtu ofron mundësinë për të mbledhur shumë pikë në tre javë, gjë që është pikërisht ajo që ne po organizojmë”, tha drejtuesi austriak i Mercedes. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.