“Skuadra fituese nuk ndryshon”, Reja projekton formacionin anti-Turqi

09 Tetor 2019

Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Është një rregull I pashkruar në futboll, që Edi Reja e di mirë falë eksperiencës së madhe dhe që me shumë mundësi do t’i besojë edhe në sfidën kundër Turqisë, e rëndësishme për fatet në eliminatoret e Euro 2020. E sigurt është që tekniku italian nuk heq dorë nga moduli i tij i preferuar 3-5-2, por për shkak të mungesës së Elseid Hysaj është I detyruar të modifikojë mbrojtjen.

Formacioni 8 Tetor Frame

Kështu, përpara Tomas Strakoshës në portë, do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe një mes Dermakut e Kumbullës. I pari shënoi gol kundër Islandës, por qëndërmbrojtësi i Veronës po kalon një formë të shkëlqyer në Serie A. Në krahun e majtë priutet të luajë Ermir Lenjani, ndërsa dilema më e madhe ka të bëjë me zëvendësuesin e Hysaj.

1. Reja Vendos, Memolla Zevendeson Hysaj Ne Kombetare

Frederik Veseli është një alternativë, por edhe Memolla i “peshkuar” nga lista e pritjes mund të luajë në atë rol. Nuk ndryshon mesfusha dhe sulmi. Ashtu si në sfidën e fundit ndaj Islandës, Gjasula do të luajë para mbrojtjes. Edhe Bare ka fituar me meritë një vend në formacion.

72751704 2364339526998596 4048428433678532608 N

Memushaj ofron eksperiencë dhe teknikë për të ndihmuar dyshen Manaj-Cikalleshi, që bënë një paraqitje shumë të mirë në fitoren me Islandën. Edi Reja do të vendosë si gjithmonë për formacionin vetëm para ndeshjes, por në ditët e grumbullimit në bregdetin e Durrësit testoi disa variante në seancën e fundit pasditen e sotme, që u zhvillua me dyer të mbyllura.

www.balkanweb.com