Skuadrat italiane pas Vertonghen, por në garë për të është edhe Ajaxi

29 Shkurt 2020

Jan Vertonghen është futur në muajt e fundit të kontratës me skuadrën angleze Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi belg ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj kontratën me klubin londinez, pasi për të janë duke u interesuar disa skuadra.

E ardhmja e tij duket mes kampionatit italian dhe atij holandez.

Skuadrat më të mëdha italiane si Roma, Juventus, Inter dhe Milan kanë shprehur interesim për lojtarin.

The Sun ka raportuar se ekipet e mëdha italiane kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta pyetur për kushtet e tij.

Por në skenë ka dalë edhe ish-skuadra e belgut Ajax që dëshiron rikthimin e tij.

Jan Vertonghen. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

32-vjeçari ishte larguar nga Ajaxi në vitin 2012 për të kaluar te Spurs për 12,5 milionë euro.

Reprezentuesit belg i pëlqen ideja për të luajtur në Serie A, por atë e tërheq edhe rikthimi në Amsterdam.

Gjithsesi e sigurt është se lojtari nuk do të vazhdoj bashkëpunimin me Spurs, pasi dëshiron një aventurë të re. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan