Slaven Bilic-De Biasi, ”kokë më kokë” për pankinën

Polonia zhgënjeu në Botërorin “Rusi 2018”. Pritej që të paktën ta kalonte fazën e grupeve, por nuk ndodhi dhe tanimë pritet që të ketë ndryshim në pankinë. Adam Nawalki pas pesë vitesh pritet të largohet nga drejtimi i kombëtares dhe për të ta pasuar atë janë përmendur disa emra, mes tyre edhe ai i Gianni De Biasi-t, ish-trajnerit të Shqipërisë, që për herë të fundit ka drejtuar në Spanjë ekipin e Deportivo Alaves, por për vetëm për pak muaj. Tanimë bën analistin sportiv në një televizion dhe pret të nisë sërish punë.

Italiani e ka thënë prej kohësh që ka ofertë nga një prej ekipeve që marrin pjesë në kampionatin Botëror, por në momentin që nisi të flitet për Poloninë konkretisht, ai e ka pohuar. Gjithsesi mediat e bëjnë atë kandidaturën kryesore, por nuk është i vetmi, pasi së fundmi ka dalë në skenë një opsion tjetër. Slaven Bilic, ky është emri i ri që qarkullon për të zëvendësuar Nawalki-n. Për herë të fundit kroati ka drejtuar në Premier League londinezët e West Ham.

Prej atëherë ka pasur disa oferta, por ka pritur për një projekt serioz. Legjenda Boniek, i cili drejton Federatën Polake të Futbollit, e dëshiron Bilic në krye të kombëtares, duke e bërë kështu emrin e kroatit një kandidaturë serioze. Në të shkuarën ai ka drejtuar edhe Kroacinë, duke regjistruar rezultate të mira. Pa diskutim që Bilic i ka të gjitha aftësitë për të sjellë ndryshimin te Polonia, por sigurisht që ai do ta shohë me kujdes ofertën që do t’i bëhet. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan