Slavia Praga 0-1 Chelsea: Notat e lojtarëve, më i mirë në fushë ishte Willian

11 Prill 2019

Chelsea ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë triumfuar si mysafir në stadiumin Sinobo kundër Slavia Pragës me rezultat 1:0.

Tashmë kanë dalë edhe notat e lojtarëve, ku më i miri është në radhët e The Blues ndërsa më i dobëti te skuadra çeke.

Willian ishte ylli i ndeshjes dhe në disa raste ishte afër shënimit të golit dhe për këtë u vlerësua me notën 8.2.

Më i dobëti në këtë takim, sipas whoscored, mbrojtësi Vladimir Coufal, i cili mori notën 5.9.

Lexo po ashtu: Chelsea triumfon si mysafir i Slavia Pragës në Ligën e Evropës

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 18 prill (e enjte). /Telegrafi/

www.telegrafi.com