Smajlaj shfryn: Më manipuluan rezultatin / VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Gusht 2018 12:49
Akuza e drejtpërdrejtë

Izmir Smajlaj nuk e ka pritur aspak mirë pozicionin e arritur në garën e tij në kërcim së gjati në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhillohet në Berlin, e madje ka akuzuar organizatorët për manipulin të rezultatit.

Smajlaj regjistroi si distancën më të mirë 7,99 metra, por pretendon se ka kërcyer mbi 8 metra në provën e tretë, edhe pse fillimisht gjyqtarët e kanë deklaruar kërcimin e tij 7,47 metra e më vonë e kanë korrigjuar në 7,73.

Për këtë shkodrani ka postuar edhe një video në Facebook, dhe pretendon se me këtë provë do të ishte futur në zonën e medaljeve.

“Më vjen keq që edhe në Kampionatin Europian të zhvilluar në Berlin të ketë manipulin të rezultateve. Ky gabim tepër i rëndë dhe tepër i qartë për të gjithë, më demtoi imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më demtoi moralisht që të isha në zonën e medaljeve këtë vit”, shkruan Smajlaj.

“Unë si atlet dhe bashkë me “Federatën Shqiptare të Atletikës”, kemi denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse, si në IAAF, dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura. Shpresoj më të mirën! Ju falenderoj e ju premtoj që në vazhdim do të ngjitem në podium në çdo kampionat për të nderuar Shqipërinë dhe shqiptarët”, mbyll postimin e tij atleti shqiptar.

Në garën e zhvilluar një ditë më parë pritej shumë nga 25 vjeçari, por titullin Kampion i Evropës e fitoi Miltiadis Tentoglou i cili kërceu 8.25 metra, e pas gjermani Fabian Heinle me 8.13 metra dhe ukrainasi Serhii Nykyforov./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike