Sofija Milosevic, çelësi i suksesit të Adem Ljajic

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Prill 2018 18:09

Torino fundjavën e kaluar u rikthye te fitorja, falë suksesit 4-0 ndaj Cagliarit, dhe meritë e kësaj fitoreje nuk kishte trajneri Walter Mazzarri, por Adem Ljajic, i cili është një lojtar deçiziv si në zonën e assist ashtu edhe në atë të golave. Sulmuesi serb po përjeton një moment shumë të mirë dhe do të konfirmohet së shpejti me Andrea Belottin.

Megjithatë sekreti i paraqitjeve të tij duket se është edhe harmonia që ka jashtë fushës së lojës, me partneren e tij, Sofija Milosevic. Modelja bukuroshe është frymëzimi i 26-vjeçarit. Ajo numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram dhe së fundmi ka postuar disa foto vërtetë provokuese, edhe pse në kuadrin e një fushate publicitare për veshje intime. Bionde, me sy bojqielli dhe me një fizik për t’u pasur zili, Ljajic mund të konsiderohet me fat që ka përkrahë një femër si Sofija. Modelja serbe më parë ka qenë e fejuar edhe me Filip Zivojinovic, djali i tenistit të tërhequr Slobodan Zivojinovic. Ajo gjithashtu ka qenë në lidhje edhe me tenistin Viktor Troicki. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike