Solari i përgjigjet Iscos: Futbollisti profesionist duhet të stërvitet njëqind për qind

08 Shkurt 2019

Santiago Solari ka folur për mediat para derbit lokal kundër Atletico Madridit.

Trajneri argjentinas i është përgjigjur edhe shpërthimit të mesfushorit spanjoll, Iscos, i cili ka pohuar se nuk po i jepet hapësirë nga argjentinasi.

Isco dhe Asensio

Në fakt, strategu ka pohuar se lojtari është i lënduar paksa dhe se nuk i ka përfunduar stërvitjet e ditës së sotme.

“Ai është duke pushuar pas një shqetësimi në shpinë, ne do ta vlerësojmë atë gjatë pasdites”, tha ai.

“Futbollisti profesionist duhet të stërvitet njëqind për qind që të jetë në shërbim të ekipit. Të gjithë lojtarët po punojnë shumë mirë”, shtoi Solari.

Lexo po ashtu: Shpërthen Isco: Gjërat ndryshojnë kur ju nuk gëzoni të njëjtat mundësi si bashkëlojtarët tuaj

Ndërkohë, Isco gjatë ditës së sotme i është drejtuar opinionit publik përmes llogarisë personale në Twitter.

“Pajtohem plotësisht me De la Red, por gjërat ndryshojnë kur nuk gëzoni të njëjtat mundësi si shokët e ekipit tuaj. Unë ende vazhdoj të punoj dhe të luftoj shumë, duke pritur [mundësitë]. Hala Madrid!”, ka pohuar futbollisti duke iu përgjigjur ish-mesfushorit të Realit, Ruben de la Red.

Ndryshe, Iscos nuk i është dhënë shumë shans nga trajneri argjentinas Solari. /Telegrafi/

www.telegrafi.com