Solari: Mos më krahasoni me Zidane, është unik

Santiago Solari doli përpara mediave në konferencë për shtyp para takimit në transfertë kundër Eibar-it në La Liga. Tekniku argjentinas tregoi vështirësitë që ai dhe lojtarët hasin kur rikthehen në klub pas ndërprerjeve për takimet ndërkombëtare.

“Pjesa më e vështirë janë udhëtimet e lojtarëve. Ata të gjithë kthehen nga shtete të ndryshme nga zona gjeografike të ndryshme. Disa luajnë një ndeshje e disa të tjerë dy. Disa mund të kenë probleme, disa jo. Gjëja pozitive është që jemi të gjithë bashkë. Me Eibar-in duhet kujdes, por ne do të japim më të mirën në fushë”.

Tekniku u pyet nëse e ndiente veten si Zidane i ri pas disa fitoreve të arritura te “galaktikët”. Argjentinasi as që e mendon.

“Që ditën e parë iu përgjigja kësaj pyetje. Nuk mund ta krahasosh Zidane-n me asnjë. Ai është legjendë në klub për atë çfarë bëri si lojtar. Kam qenë me fat që kam luajtur me të.

Nuk kam statistikat por mendoj se ai duhet të jetë trajneri më i suksesshëm dhe efektiv në historinë e realit. E admiroj atë për atë që jep si njeri dhe nuk e krahasoj me asnjë. Ta lëmë aty ku është”, tha tekniku i galaktikëve. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan