Solari nuk ka ndërmend ta rikthejë Iscon në formacionin startues

12 Janar 2019

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, nuk ka dhënë shenjë se dëshiron ta rikthejë Iscon në formacionin startues të tij teksa mendon të kthehet te fitorja.

Real Madridi i shkon Betisit të dielën pas një humbje prej 2-0 ndaj Real Sociedadit në Bernabeu.

Rezultati pasoi një barazim prej 2-2 në Villarreal e Reali pritet ta ketë shumë vështirë edhe në Andaluzi.

“Ai është i mirë, njëjtë sikurse lojtarët tjerë që kanë stërvitur”.

?? Santiago Solari looks ahead to tomorrow's #RMLiga clash with @RealBetis_en in his pre-match press conference. #HalaMadrid pic.twitter.com/nTWyjdWKyX

— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) January 12, 2019

“Unë dua që të gjithë lojtarët të luajnë më shumë, është më keq kur lë njerëz jashtë formacionit”.

“Unë nuk jam ai që jep këshilla për Iscon, një futbolistqë ka luajtur për shumë vite në top divizionin spanjoll”.

“Ai ka përvojën e duhur dhe e di se çka duhet të bëjë”, deklaroi Solari.

Ai la në dyshim paraqitjen e Vinicius për ndeshjen ndaj Betisit për shkak të gripit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com