Solskjaer: Do të vuajmë në Barcelonë nëse luajmë kështu

13 Prill 2019
Solskjaer: Do të vuajmë në Barcelonë nëse luajmë kështu

Manchester Unitedi fitoi ndaj West Ham Unitedit (2-1), mirëpo trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se kundërshtari luajti më mirë se skuadra e tij dhe i ka paralajmëruar futbollistët se ndaj Barcelonës duhet të zhvillojnë një tjetër ndeshje.

“Ata luajtën më mirë se, është e drejtë ta them këtë, nuk mendoj se dikush nuk pajtohet (me këtë që e thashë). Shpëtuam, nganjëherë kemi humbur kur është dashur të fitonim, prandaj brenda një sezoni gjërat rregullohen vet”.

Ole Gunnar Solskjaer duke festuar me Paul Pogban (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

“Duke luajtur të mërkurën dhe sot (e shtunë) , dhe sërish të martën – është një faktor që ndikon shumë… Të lejohet të kesh një portier të mirë, ai është një portier fantastik, nëse shënonin, atëherë do ta fitonin ndeshjen.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Man Utd

“Shpëtuam, i morëm tri pikët, për një kohë të shkurtë, askush nuk do ta mbaj mend si kemi luajtur nëse zëmë vend në top-katërshe”.

“I kemi pushuar disa lojtarë, fatmirësisht ia dolëm dhe do të jemi të gatshëm për të martën. Me një lojë si kjo duhet ta dimë se do të vuajmë në Barcelonë, prandaj duhet të përmirësohemi”, ka thënë Solskjaer për BBC Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com