Solskjaer e dërgon Sanchezin të stërvitet me ekipin rezervë të Unitedit

14 Gusht 2019

Alexis Sanchez pritet që të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra e Manchester Unitedit.

Sulmuesi kilian është raportuar se ka pasur një konflikt verbal me futbollistin e ri Mason Greenwood gjersa thuhet se kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe duhej ndërhyrja e shokëve të ekipit për të qetësuar situatën.

Për ta rënduar situatën e lojtari është përkujdesur trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka dërguar që të stërvitet me skuadrën rezervë të Djajve të Kuq.

Strategu norvegjez nuk i beson një lojtari i cili shënoi vetëm një gol në 16 ndeshjet, megjithëse në të shumtën e kohës hyri në fushë nga banka rezervë.

Alexis është i hapur për një transferim, por paga vjetore e lojtari prej 28.35 milionë eurosh është problem për ekipet e interesuara që ta blejnë kartonin e futbollistit.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 32 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar tri gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan