Solskjaer: Jemi akoma në lojë

10 Prill 2019

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se skuadra e tij e nisi keq sfidën ndaj Barcelonës, por u konsolidua në vazhdim të lojës.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 1-0 në Old Trafford, prandaj duhet të fitojnë në Camp Nou për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer dhe lojtarët e Manchester Unitedit (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

“Pozitivet dhe negativet. E nisëm keq dhe paksa me emocione. Pas golit të tyre, u qetësuam dhe luajtëm mirë”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Man Utd

“Kemi paraqitje shumë të mira individuale në mesfushë. Në raste të caktuara dukej si një ekip i duhur i Unitedit, tifozët ishin pas nesh, ne sulmuam në krahë dhe me harkime brenda zonës”.

“(Goli i tyre) ishte një goditje, por më pas luajtëm mirë. Jemi akoma në lojë”, ka deklaruar Solskjaer për BT Sport. /Telegrafi/

www.telegrafi.com