Solskjaer kërkon edhe tri ndryshime te Manchester Unitedi

08 Korrik 2019

Manchester Unitedi po i kërkon edhe tri transferime për këtë afat kalimtar veror, derisa Ole Gunnar Solskjaer po e rindërton skuadrën.

Djajtë e Kuq tashmë kanë arritur në Australi për ndeshjet parasezonale, mirëpo trajneri norvegjez po i kërkon së paku edhe tri transferime për sezonin e ri.

Skuadra angleze tashmë e ka siguruar transferimin e Aaron Wan-Bisskas nga Crystal Palace për 55 milionë euro, ndërsa kanë kompletuar edhe transferimin e Daniel James nga Swansea.

Paul Pogba (Foto:y Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Por, Manchester Unitedi është duke planifikuar që deri më 10 gusht ta transferojë një mbrojtës qendror, një mesfushor qendror dhe një sulmues.

Lexo po ashtu: Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Me Paul Pogban dhe Romelu Lukakun, që mund të largohen në këtë verë, skuadra angleze do të jetë në presion që t’i gjejë zëvendësuesit e tyre.

Nga shitja e dy lojtarëve, Djajtë e Kuq do të përfitojnë mbi 200 milionë euro, e që mund të marrin po ashtu dy lojtarë të nivelit të lartë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com