Solskjaer mbështet Rashfordin që të bëhet sikur Kane

12 Janar 2019

Marcus Rashford mund të arrijë nivelin e kapitenit të Tottenhamit, Harry Kane, gjithnjë sipas bosit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer.

Rashford ka shkëlqyer që prej arritjes së Solskjaer duke shënoi tri gola në pesë paraqitje nën drejtimin e norvegjezit.

Dhe, Soskjaer nuk sheh arsye pse Rashford të mos rrisë standardin e tij duke u bërë sikurse Harry Kane.

“Ai mund të bëhet një top, top sulmues”.

"Seconds left.. Becks whipped in a perfect corner. Teddy flicked it on. The rest is history" ? @ManUtd pic.twitter.com/JFGqwUHZLP

— Marcus Rashford (@MarcusRashford) January 7, 2019

“Ne mund të flasim për Harry Kane dhe klasin e tij, por mendoj se Marcus ka potencialin të arrijë aty”.

“Ai ka shpejtësi të frikshme, ai mund të bëhet më i fortë, mund të mbajë topin për ne dhe është lojtar që lidh gjërat shumë mirë”, potencoi Solskjaer.

United i shkon Tottenhamit këtë të dielë në Wembley. /Telegrafi/

www.telegrafi.com