Sonte luhet Barça-Sevilla, Franca i fut një grusht shteti Spanjës!

Në sfidën që do të zhvillohet sonte në Estadio Wanda Metropolitano, do të zbresin në fushë lojtarë që përfaqësojnë 14 kombësi, duke përfshirë edhe shtatë lojtarë nga Franca. Sevilla dhe Barcelona do të shkruajnë një histori të re me gjuhën universale të futbollit, por me theks të ndryshëm. Përveç spanjollëve (që kanë përfaqësimin më të madh), Franca dhe Argjentina do jenë gjithashtu të pranishme në këtë finale. Në këtë ‘Grusht Shteti’ do luajnë: Samuel Umtiti, Ousmane Dembele dhe Lucas Digne (Barcelona), Sebastien Corchia, Clement Lenglet, Steven N’Zonzi dhe Wissam Ben Yedder (Sevilla). Interesant është fakti që, Lenglet është një nga qendër mbrojtësit që ekipi i Barcelonës po shqyrton në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje me Samuel Umtiti.

Lojtari i Sevilla, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më efikas në skuadrën e tanishme me një të ardhme të ndritur, ka lënë pezull çdo vendim apo negociatë rreth të ardhmes së tij deri në maj, atëherë kur mbyllet kampionati spanjoll. Nga ky lojtar pritet të shumë në finalen e sotme. Nëse flasim për argjentinasit, raporti është gjashtë në një për Seviljen. Nico Pareja, Mercado, Banega, Correa, Pizarro dhe Franco Vazquez. Barcelona ka vetëm një argjentinas në ekip, por është lojtari kryesor dhe më i famshëm: Leo Messi. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan