Sot dhjetë vite më parë Lionel Messi i vetëm e shkatërroi Arsenalin e Arsene Wenger duke ia shënuar katër gola

06 Prill 2020

E gjithë bota e dinte që Lionel Messi ishte special edhe para kësaj ndeshje të Ligës së Kampionëve një dekadë më parë, por shkatërrimi që i bëri vetëm Arsenalit shfaqi çdo aspekt të tij prej gjeniu.

Ai shënoi katër herë ndaj Arsenalit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ai e bëri të pamundurën të mundur. Ai ka edhe gjashtë ose shtatë vjet para tij. Ai mund të arrijë nivele të pabesueshme”, kishte thënë Arsene Wenger për 10-shin e Barcelonës.

Trajneri i njohur ia qëlloi të gjithave, përveç jetëgjatësisë, pasi ai është ende duke bërë të njëjtën gjëra edhe pas 10 viteve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2, ndërsa në ndeshjen kthyese Nicklas Bendtner shënoi për 1-0, për ta vendosur Arsenalin në epërsinë prej 3-2.

Zlatan Ibrahimovic që kishte shënuar dy herë në ndeshjen e parë ishte i lënduar dhe barra ishte tek Lionel Messi.

Ai shënoi në minutat 21, 37, 42 dhe 88, dhe u bë lojtari i parë i Barcelonës që shënoi katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u përpoq të gjente fjalët për të përshkruar paraqitjen e Leo Messit.

“Duhet ta shihni. Nuk është diçka që mund ta përshkruash, sepse duhet ta shohësh për ta besuar”, kishte thënë Pep. /Telegrafi/

www.telegrafi.com