Sot skadon klauzola e Icardi-t, çfarë do të ndodhë?

Klauzola e shitjes për Mauro Icardi-n prej 110 milionë eurosh skadon sot në orën 23:59. Kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, që do ta kenë më të lehtë që ta blejnë kapitenin zikaltër.

Gjithsesi tek Interi janë të qetë. Dhe kjo sepse argjentinasi kurrë nuk ka kërkuar që të largohet dhe ai e ka bërë të qartë se nga klubi do të ikë vetëm nëse drejtuesit dhe trajnerit nuk do ta duan më. Ai të ardhmen e shikon vetëm si zikaltër.

Drejtori sportiv i klubit milanez Piero Ausilio është duke biseduar me futbollistin për të rinovuar. Aktualisht ai merr 5.5 milionë euro dhe ka firmosur deri në 2021, ndërkohë që me propozimin e ri pritet që rroga t’i shkojë në 7.5 milionë euro në një sezon deri ën vitin 2022.

Të dyja palët janë duke diskutuar edhe për një klauzolë, e cila vlen vetëm për klubet jashtë.

Nga 110 milionë euro që ishte, Interi synon që ta çojë 200 milionë euro, e në këtë mënyrë të barazojë vlerën e argjentinasit me standardet aktuale të tregut. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan