Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Evropës, Arsenali dhe Roma kërkojnë kualifikimin

12 Dhjetor 2019

Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Evropës, ku pritet të ketë shumë takime interesante.

Edhe Liga e Evropës ka ardhur në fazën finale të grupeve, ku shumë klube të njohura evropiane do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër.

Njëra nga to padyshim se është Arsenali, që kërkon kualifikimin me anë të një fitore ose barazimi në udhëtim te Standard Liege nga ora 18:55.

Getting set for the return of the @EuropaLeague! 🏆

🔜 #UEL pic.twitter.com/Aw3fmp1zgy

— Arsenal (@Arsenal) December 11, 2019

Një tjetër skuadër e njohur është ajo italiane, Roma, e cila do të ketë punë me austriakët e Wolfsberger për të kërkuar kalimin tutje nga ora 21:00.

Group J = 🍿 Who's finishing top?#UEL

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 11, 2019

Manchester Unitedi, Sevilla, Baseli, Sportingu janë disa nga klubet e mëdha që kanë siguruar tashmë kualifikimin.

Në anën tjetër, klube tjera si Besiktas dhe PSV Eindhoven janë klube që janë eliminuar nga gara, ndërsa Lazio ka pak gjasa kualifikimi. /Telegrafi/    

🤔 Who's going through today?#UEL | @UKEnterprise

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 12, 2019

www.telegrafi.com