Southgate: Vendim i duhur rikthimi i Rooney-t tek Anglia

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 20:18
Debat i madh për sulmuesin

Trajneri Gareth Southgate mbrojti vendimin e tij për ta përfshirë Wayne Rooney-n në ekip për miqësoren ndaj SHBA-së dhe këmbënguli se ky vendim nuk ia ka ulur vlerën fanellës së Anglisë. Për më tepër që ai nuk do ta kishte problem nëse futbollisti merrte shiritin kapitenit kur të futej në fushë.

Tekniku i “Tre luanëve” u pyet nga gazetarët për rikthimin e Rooney-t, që aktualisht luan në SHBA, por ai mbrojti me vendosmëri vendimin tij.

“Jam i aftë të shikoj të ardhmen me futbollistët që kam grumbulluar. Mua do të më pëlqente që ta marrja atë përpara Kupës së Botës, por vetë lojtari nuk pranoi sepse nuk dëshironte që ta hiqte përqendrimin nga shokët dhe ekipi i ri. Të gjithë lojtarët e respektojnë Rooney-n dhe vetë ai meriton një largim të denjë. Në të kaluarën tek Anglia nuk i kanë respektuar siç duhet lojtarët që i jenin fund karrierës ndërkombëtare.”, tha Southgate.

Rikthimi i Rooney-t në kombëtare pritet që të jetë në 15 nëntor dhe për lojtarin e njohur kjo do të jetë sfida e 120 dhe e fundit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike