Southgate vlerëson lojtarët, pavarësisht humbjes

Gareth Southgate nuk e ka nisur mirë garën në Ligën e Kombeve me kombëtaren angleze. Në sfidën e parë ndaj Spanjës u mundën në “Wembley” me rezultatin 1-2. Një rezultat zhgënjyes për mbarë tifozët e “Tre Luanëve”.

“Ne e dimë që Spanja prej disa kohësh ishte një nga skuadrat më të mira ndërsa ne po përpiqemi të bëjmë mirë. Ata u përpoqën jashtëzakonisht mirë dhe ia dolën. Ne tani mund t’i kthehemi stilit tonë të vjetër. Kemi disa lojtarë që mund ta bëjnë dhe të tjerë që po përmirësohen dhe për mua është mënyra se si besoj se duhet të luajmë. Me disa lojtarë që janë kthyer ne mund të lëvizim topin dhe do të mundohemi të funksionojmë pak më mirë në fushë. Duhet të vazhdojmë të punojmë qetë. Spanja ka një mesfushë të shkëlqyer, futbolli atje gjithmonë ka prodhuar talentë në këtë pozicion. Na duhet kohë, kemi bërë një rrugë të gjatë për një hapësirë të shkurtër kohore dhe sot ishte një provë e vështirë. Unë mendoj se për momentin duhet t’i qëndrojmë planit që kemi dhe të bëjmë më të mirën që mundemi”- tha Southgate.

Sipas tij, Harry Kane ka vuajtur ndaj Spanjës për shkak të mungesës së Rahem Sterling. Ndër të tjera ai vlerësoi Shaw dhe Rashford për paraqitjen e tyre.

“Marcus ka pasur një ndikim të madh në këtë ndeshje, ai shënoi, bëri një ndeshje mjaft të mirë, pati një shans tjetër që për një sulmues të ri ai kishte një ndikim të madh në lojë”- përfundoi trajneri i “Tre Luanëve”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan