Spal 2-2 Milan, notat e lojtarëve

01 Korrik 2020

Milani ka barazuar në fund në udhëtim te Spali me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Rossonerët kanë humbur mundësinë ideale për t’u ngjitur në tabelë pasi nuk kanë arritur më shumë se një barazim ndaj Spalit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mattia Valoti (13’) dhe Sergio Floccari (30’) për vendasit, ndërsa Rafael Leao (79’) dhe Francesco Vicari (OG, 90+) për Rossonerët.

Lexo po ashtu: Milani merr një pikë në frymën e fundit ndaj Spalit

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte braziliani i Milanit, Lucas Paqueta, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Nenad Tomovic që u notua me 5.5.

Spal:

Milan:

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com