Spalleti i lumtur pas fitores: Ndeshje e madhe

Inter rigjen fitoren pas 70 ditësh. Luciano Spalletti mund të qeshë, edhe pse në San Siro kundër Bologna-s skuadra ka vuajtur edhe pse në superioritet numerik pas dy daljeve me të kuq të kundërshtarëve.

“Pas periudhës së krizës kemi arritur të kemi pak fat që të thyejmë atë trend dhe të vazhdojmë rrugën tonë për në Champions. Bëmë një ndeshje të nivelit të lartë, por kjo do të thotë se duhet të fitonim ndeshjen me lehtësi. E them këtë, pasi unë duhet të punoj më mirë, sepse nëse bëmë mirë në fillim, duhet ta bëjmë në vazhdimësi, ndaj tani jam unë nën vëzhgim”.

“Sot bëmë një ndeshje të madhe, por për momentin që po kalojmë. Qartësisht, nuk e ruajtëm dot avantazhin në fillim, por bëmë gjuajtje në portë”. Trajneri komenton edhe lojtarin që iu dha fitoren, Karamoh: “Ka bërë mirë, por ai ka bërë pushime, për ne është e vështirë nëse humbasim kontrollin e topit. Djaloshi mund të shkojë lehtësisht në depresion, por më pas ai ka shpërthim të pabesueshëm. Natyrisht, duhet të rritet…”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan