Spalletti frenon Mourinhon: Perisic qendron me mua

Trajneri i Interit Luciano Spalletti i ka dërguar një mesazh të qartë Jose Mourinhos duke dhënë se Ivan Perisic do të qendrojë në skuadrën zikaltër edhe këtë verë. Portugezi po kërkon me ngulm të sjellë në “Old Trafford” kroatin dhe bashkëkombasin e tij Ante Rebic, i bindur edhe më shumë për cilësitë e tyre pas paraqitjes që bënë gjatë Kupës së Botës ku arritën deri në finale.

Por Spalletti këmbëngul se Perisic, por edhe Mauro Icardi, janë shumë të lumtur në Milano dhe do të vazhdojnë karrierat e tyre të suksesshme me zikaltrit.

Në një intervistë për revistën “FourFourTëo”, Spalletti thotë: “Ata janë profesionistë të jashtëzakonshëm, një pikë referimi për skuadrën tonë që e kanë ndihmuar këtë skuadër të formojë karakterin dhe të rritet shumë. Kualifikimi për në Champions League ka sjellë stimuj të rinj në skuadër”.

“Kam folur me Ivanin. Ai tani është i lodhur dhe po bën pushimet e merituara. Por do të vije tek ne për fazën përgatitore. Nuk më ka dhënë asnjë shenjë që dëshiron të laroghet, po ashtu edhe Mauro. Është e qartë që do të na duhet të rishikojmë kontratën e tij, por shenjat janë pozitive. Të dy do të qendrojnë, shtoi Spalletti./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan