Spalletti: I nderuar që drejtova Interin, tani nuk kam asnjë ofertë

16 Qershor 2019

Ish- trajneri i Interit , Luciano Spalletti, ka thënë se ende nuk ka dëgjuar nga ndonjë klub i interesuar.

Spalletti u shkarkua nga drejtuesit e Interit dhe zëvendësua nga Antonio Conte në stolin e tyre muajin e kaluar.

Nga ajo kohë, trajneri italian nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me largimin dhe të ardhmen e tij, deri më tani.

Lexo po ashtu: Presidenti i Interit, Zhang: Nuk do ta harrojmë kurrë Spallettin

“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë për të trajnuar Interin”, ka thënë fillimisht Spalletti.

“E çmoj shumë për gjithë kohën që kemi kaluar së bashku. Në përpjekjen për të ndërtuar, klubi donte role të rëndësishme të mbushura nga njerëz të caktuar”.

Lexo po ashtu: Koleksioni mbresëlënës i Luciano Spallettit me fanella të futbollit

“Është një skuadër e shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm, por e kuptoni me të vërtetë këtë vetëm kur jetoni në atë atmosferë, pasi ju duhet t’u përgjigjeni këtyre mbështetësve”.

I pyetur për kthimin në menaxhment, ai shtoi: “Nuk mund të them. Nuk mendoj se ndonjë klub ka menduar me të vërtetë për mua”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan