Spalletti: Interi anti-Juve? Në fillim anti-Roma dhe anti-Napoli

Humbja në takimin e parë të kampionatit ia njollosi Interit verën e bukur dhe tani trajneri Luciano Spalletti kërkon një reagim në sfidën e radhës kundër Torinos. Tekniku ndihet në siklet që ekipi shfaqi mungesë sigurie ndaj Sassuolo-s. E këtë herë duhet të tregojë se ajo humbje erdhi thjesht nga një ditë e keqe. Spalletti tha se ai nuk e di se çfarë do të ndryshojë në takimin ndaj granatave, sepse ndaj Sassuolo-s ai bëri zgjedhjet e duhura.

 “Duhet të ndalemi te ato që nuk i bëmë mirë dhe të vendosim më pas, nëse ka vend për ndryshime. Nainggolan? Ai është stërvitur me skuadrën në tre ditët e fundit dhe duket mirë, por ne kemi një staf mjekësor të përbërë nga profesionistë, që po vlerësojnë me kujdes gjendjen e lojtarit. Nëse do të ketë mundësi, do të luajë, në të kundërt, nuk kemi asnjë ngut, pasi kemi lojtarë të tjerë në dispozicion.”, tha tekniku.

I pyetur nëse zikaltrit janë ekipi anti-Juventus, tekniku u përgjigj: “Ne kemi një grup shumë të mirë, të ndërtuar për të bërë një kampionat mjaft të mirë. Nuk e di nëse jemi anti-Juventus, por fillimisht do të doja të ishim anti-Roma, ose anti-Napoli, pasi sezonin e kaluar mbetëm shumë pikë pas tyre.”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan