Spalletti me pengje nga derbi: Ky Inter tani më jep gëzim, por Rizzoli…

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me golin e anuluar të sulmuesit Mauro Icardi në derbin me Milanin në mesjavë. Zikaltrit aktualisht janë në vendin e katërt në Serie A, dy pikë larg nga Lazio në vendin e pestë, por 19 pikë pas nga Juventusi që kryeson. Derbi i Milanos përfundoi pa gola, por Spalletti nuk e ka harruar akoma golin e anuluar të Mauro Icardi për shkak të VAR. “Mbaj mend fjalët e Rizzoli. Ai foli për diferencën e centimetrave mes asaj që është gol dhe çfarë nuk është gol. Për mua, këto komente janë të vlefshme, megjithatë unë nuk dua të flas për këtë, por pozicioni jashtë loje i Icardit më lë të habitur, sepse ai ishte një metër brenda”, tha trajneri në konferencën për shtyp.

Rikthimi – “Kur e keni gjetur kurën, gjëja e rëndësishme nuk është që të ketë një rikthim. Lojtarët zgjidhën situatën, treguan se ata kanë një karakter të fortë dhe gjithmonë e kanë mbajtur timonin në duart e tyre. Ata nuk e gjetën rrugën e duhur menjëherë, por ngadalë dhe ja ku jemi”.

Torino – “Personalisht, gjithmonë kam pasur probleme kundër Torino, pasi tradita e tyre është që të luftojnë fort. Ne duhet të kemi të njëjtin intensitet dhe mentalitet për t’i mundur ata”.

Siguria në mbrojtje – “Kemi pesë ndeshje radhazi që nuk pësojmë sepse kemi mbrojtur të gjithë dhe kjo bën dallimin. Kur punojmë për njëri-tjetrin, të gjithë përfitojmë. Andrea Belotti është një provë e mirë për mbrojtjen tonë, por është edhe Iago Falque, i cili ka shënuar shumë gola dhe unë e njoh shumë mirë. Ai ka një këmbë të jashtëzakonshme. Gjithkush e di, se çfarë mund të bëjë Adem Lajiç. Ata kanë shumë cilësi në sulm”.

Belotti – “Andrea ka atë që duhet të ketë një sulmues, por jemi përballur me të tjerë të të njëjtit nivel dhe kemi bërë mirë, kështu që kam besim në aftësitë tona për ta bllokuar atë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan