Spalletti nuk e mban dot gojën dhe habit me fjalorin

Trajneri i Interit Luciano Spalletti nuk doli përpara medieve pas kualifikimit në Champions. Ndoshta edhe për pasojë të një episodi i cili la me gojë hapur reporterët që po e prisnin. Në vend të tij foli Andrea Ranochia. Në zonën mikse, tekniku nuk e mbajti dot gojën dhe tha: “E hëngrën në b…, e hëngrën në b…”Me kë e kishte Spalletti? Dyshimet janë se për bardhekaltrit. Një episod mjaft acarues nga një ish roman për më tepër.

Kurse trajneri Simone Inzaghi mendon se ishte fati që Lazio të mos të shkonte në Champions.

“Ne duhet që ta mbyllnim më para çështjen Champions, jo ta linim për takimin fundit. Bëmë një rrugëtim të mirë, por ndaj Interit pësuam 3 gola nga goditjet standarde. Nuk ishte e shkruar që ne të mos të shkonim në Champions, ka hidhërim por falënderoj djemtë për atë çfarë bënë. Fituam Superkupën dhe luajtëm mirë në kompeticionet e tjera. Nuk kam çfarë t’u them djemve.

Faulli i De Vrij? Nuk i pashë pamjet, por kjo nuk ndryshon asgjë. Duhet të ishte penalltia, u dha më përpara dhe u hoq. Pastaj erdhi i kuqi i Lulic. Ndodhën shumë gjëra dhe Lazio, edhe pse e meritonte nuk shkoi në Champions.

A do e fusja në fushë edhe 100 herë? Po ai luajti mirë. Nuk duhej të shkonte kështu. Strakosha duhet që ta largonte topin, por sulmuesit nuk duhej që të parapriheshin. Nuk ka pse të fajësohet vetëm një lojtar”, u shpreh Inzaghi. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan