Spalletti pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

04 Prill 2020

Milani duket se përfundimisht do t’i ndajë rrugët me Stefano Piolin.

Rossonerët janë duke kërkuar një strateg të ri dhe duket se më në fund e kanë gjetur atë.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport raporton  se ish-trajneri i Romës dhe Interit, Luciano Spalletti është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Milanit.

Stefano Pioli

Muajt e fundit është raportuar se në krye të skuadrës italiane do të jetë Ralf Rangnick, mirëpo Ivan Gazidis nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me gjermanin dhe tani Spalletti është duke i prirë listës.

Spalletti ishte kandidat potencial për ta drejtuar Milanin, para se drejtimin e Rosonerëve ta merrte Stefano Pioli.

Drejtori gjeneral thuhet se është i bindur që me përfundimin e këtij sezoni, Spalletti do të ulet në bankinën e tyre. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan