Spalletti replikon me Tottin dhe lë në stol Brozovic

Të shtunën në mbrëmje Luciano Spalletti do të jetë protagonist në vijimësinë e kampionatit kundër Genoa-s, por në deklaratën para ndeshjes ai është ndalur edhe te fjalët e Totti-t, i cili dy ditë më parë pati deklaruar: “Me Spalletti-n nuk ka ndodhur asnjë konfrontim”.

Për këtë trajneri tha: “Është shprehur në një mënyrë të qartë, kjo tregon një pikë të saktë të asaj që është në raportin tonë. Për pjesën time gjithmonë do të ketë të njëjtën gatishmëri që ka pasur gjithmonë. Nëse ju mendoni kështu, më vjen keq, por nuk mund ta ndihmoj “, tha trajneri i Inter-it.

Spalletti flet edhe për Di Francesco-n: “Jam dakord me atë, Roma mund të qëndrojë më lart siç ka bërë në vitet e shkuara, kur ka luftuar për kampionat me Napoli-n”.

Për merkaton opinioni i trajnerit interist nuk ndryshon: “Gjithnjë më krijon probleme të flas për merkaton, mbi të gjitha kur flitet për revolucion. Gazetat i lexojnë të gjithë dhe këtë mëngjes të gjithë ishin gati të komentonin atë që të nxjerr nga rendi i ditës. Unë po mendoj që t’i sugjeroj presidentit që të krijojmë një skuadër të tretë: ne, ajo e femrave dhe Inter-i virtual, ku mund të luajnë të gjithë lojtarët që janë vazhdimisht në ardhje në Pinetina, që trajnohen nga një nga trajnerët. Jam i interesuar për lojtarët që janë atje”.

Fjalët kushtuar Brozovic: “Jo, nuk do të luajë titullar, kam zgjedhur një tjetër. Është stërvitur mirë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, që të kthehet brenda grupit. Nesër nuk e nis nga fillimi dhe nëse do të kem nevojë do ta fus në lojë, sepse jam i sigurt që ai do të japë gjithçka, siç ka bërë gjithnjë”. /EDS/