Spanja publikon listën, rikthehet Jordi Alba

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 12:24

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique, ka publikuar mesditën e sotme listën e lojtarëve, që ka thirrur për ndeshjet e nëntorit. Bie në sy rikthimi i mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba, i cili po kalon një formë të shkëlqyer sportive me katalanasit. Mediat iberike kishin ditë që pyesnin, si ka mundësi që një futbollist i tillë nuk është në kombëtare, duke ngritur edhe pikëpyetje mbi raportin që mund të ketë ish-trajneri i Barcelonës me të.

Mungesat më të rëndësishme janë ato të të dëmtuarve: Koke, Thiago dhe Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk bën pjesë në tri grumbullimet e fundit të Luis Enrique. Ai e humbi ftesën e parë për çështje familjare, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të problemeve fizike. Me vendim teknik janë lënë jashtë kësaj liste Nacho, Marcos Alonso, Bartra, Albiol dhe Paco Alcácer.

Më poshtë, ja lista e lojtarëve të kombëtares së Spanjës për ndeshjen kundër Kroacisë (Liga e Kombeve), që do të luhet të enjten e 15 nëntorit dhe kundër Bosnjës (miqësore), e planifikuar për më 18 nëntor, në Las Palmas. /EDS/

 

Portierë: De Gea, Kepa, López

Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá, Jordi Alba

Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Saúl, Ceballos, Rodri

Sulmues: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco,

***********************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike