Spanja publikon listën zyrtare, Jordi Alba sërish jashtë

Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka lënë sërish jashtë skuadrës Jordi Alba-n, ndërsa ka thirrur ish-sulmuesin blaugrana, Paco Alcacer. Dy lojtarët e rinj në përbërje të Spanjës këtë herë janë Alcacer, Jonny, Barta dhe Koke. Ata do të marrin vendet e të dëmtuarve si: Carvajal, Isco, Sergi Roberto dhe Inigo Martinez.

Ndeshja e parë e Spanjës në muajin tetor do të jetë në datën 11 kundër Uellsit në Cardiff, ndërsa takimi i dytë do të luhet kundër Anglisë më 15 tetor, ndeshje që përkon me raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

Lista e plotë e Spanjës për dy ndeshjet e radhës:

Portierë: De Gea, Paul López, Kepa; Mbrojtës: Gayà, Marcos Alonso, Albiol, Nacho, Ramos, Bartra, Azpilicueta, Jony; Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Ceballos, Thiago, Saul; Sulmues: Marco Asensio, Morata, Suso, Alcácer, Iago Aspas, Rodrigo. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan