Spanjollët në kërkim të spektaklit, zgjerojnë parketin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Shtator 2018 19:26

Federata Spanjolle e Basketbollit ka ndërmend të zgjerojë parketin ku zhvillohen ndeshjet me 1 metër, në përpjekje për të rritur spektaklin dhe dinamizmin në lojë. Eksperimenti do të zhvillohet fillimisht në një turne përgatitor në të cilin do të marrin pjesë gjashtë skuadra dhje rezultatet do të përcillen te FIBA.

Pak vjet më parë ishte vetë Federata Ndërkombëtare e Basketbollit që ndryshoi harkun e trepikëshit duke zvogëluar kështu pjesën e mbetur të fushës, kështu që Liga Spanjolle vendosi të eksperimentojë me përmasat e fushës për t’i dhënë mundësinë lojtarëve që të kenë më shumë liri veprimi. Parketi do të zgjerohet me nga 50 centimetra në secilën anë.

Përfaqësuesi i Ligës spanjolle Joan Roca, shpjegoi se kjo lëvizje bëhet për të rikthyer lojën në krahë, e cila me përmasat aktuale pothuajse është zhdukur. Rezultatet do të raportohen në FIBA dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, zgjerimi do të implementohet edhe në sezonin e rregullt.

Një debat i ngjashëm ka përfshirë edhe ligën më të madhe të basketbollit në botë, NBA. Philadelphia 76ers stërviten që prej më shumë se një viti me një vijë virtuale 4-pikëshi, e vendosur 8,8 metra nga koshi, me synimin që të ndalojë mbylljen e mbrojtjeve kundërshtare./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike