Speciale | E ardhmja e Superiores në shifra, ja sa u besojnë klubet tona talenteve

Speciale | E ardhmja e Superiores në shifra, ja sa u besojnë klubet tona talenteve

Klubet që u besojnë të rinjve janë të paktë. Për shembull te Lushnja nuk ka asnjë element nën 21-vjeç që luan. Ekstremi tjetër është Laçi, ekip që renditet i treti për momentin dhe numri i të rinjve në të është i madh. Disa luajnë rregullisht, të tjerë kanë pasur minuta. Duke u rritur do të kenë edhe më shumë mundësi. Skënderbeu kërkon titullin sa më shpejt dhe hapësirat janë të vogla, ashtu sikurse te Kukësi. Kamza mbështetet te lojtarët me eksperiencë, ndërkohë që në Vlorë dhe Shkodër janë nga 2-3 lojtarë që po kontribuojnë për ekipet e tyre. EDS ju sjell shifrat për e futbollistëve Under 21 që po aktivizohen sivjet në Superiore.

Skënderbeu do trofe dhe lojtarët Under 21 në ekip janë disa, pasi punohet edhe për të ardhmen, por hapësirat për ta janë të pakta. Trajneri Ilir Daja ka këmbëngulur se në fushë do të zbresë vetëm kush e meriton dhe jo se u duhet dhënë hapësirë. Nisur nga kjo vetëm tre janë lojtarët që deri më tani kanë marrë minuta. Më i riu është etiopiani Belay Demte, ndërkohë që për Gripshin e blerë për rreth 60 mijë euro minutat janë me pikatore. Krasniqi i blerë nga Apolonia ka luajtur në dy takime si zëvendësues dhe ka realizuar golin e parë kundër Laçit.

LojtariMoshaMinutaNdeshjeGolaB.Demte  19 vjeç 436 (0)0N.Gripshi 20 vjeç354 (0)0B.Krasniqi21 vjeç  192 (0)1

 

Te Kukësi pak herë u është besuar të rinjve. kampionët në fuqi duhet t’i falen ish-trajneri Mladen Milinkovic, që pati guximin t’i besonte Valon Ethemi, që ka luajtur rregullisht, madje në shumicën e tyre si titullar. I ardhur nga Mamurrasi, që ra në Kategorinë e Dytë, mesfushori shqiptar nga Maqedonia është një nga zbulimet e Superiores. Koldashi dhe Joti janë dy të tjerët që janë aktivizuar nga tekniku serb në pjesën e parë të sezonit, por me Pacult vetëm Ethemi po luan me ekipin e parë, pasi dy mesfushorët e tjerë po marrin minuta me Kukësin B.

LojtariMoshaMinutaNdeshje GolaV.Ethemi  20 vjeç117022 (17)2A.Koldashi20 vjeç131 (0)0K.Joti  20 vjeç51 (0)0

 

Laçi e ka të qartë se e ardhmja janë të rinjtë. Ndoshta jo të gjithë do të kenë një karrierë të ndritur, por presidenti Pashk Laska u ka dhënë mundësinë të jenë në ekipin e të rinjve shumë të rinjve. Shumë prej tyre kanë luajtur me ekipin e parë këtë sezon dhe numri i tyre shkon në 11, por ka edhe të tjerë elementë që po aktivizohen me ekipin e të rinjve, apo edhe Smaçi me Ujkën që janë huazuar te Shënkolli. Kurbinasit kanë dy portierët më të rinj në Superiore. Selmani sapo ka mbushur 20 vjeç, kurse Vata është 19 dhe bëri mirë në ndeshjen e fundit me Flamurtarin.

LojtariMoshaMinutaNdeshjeGolaE.Vata19 vjeç901 (1)0A.Beqaj19 vjeç291 (0)0R.Xhixha  19 vjeç62220 (4)3D.Bushi19 vjeç1928 (0)0S.Zogaj 20 vjeç441 (0)0A.Fangaj 20 vjeç199423 (23)0Sh.Kallaku20 vjeç56917 (4)1G.Selmani20 vjeç207023 (23)0R.Lushkja 21 vjeç105120 (10)2F.Jonuzi  21 vjeç195523 (21)0K.Bardhi  21 vjeç101418 (18)0

 

Flamurtari tek të rinjtë më të spikatur ka dyshen e e ardhur nga Besëlidhja: Secou Camara dhe Lancinet Sidibe. Ky i fundit ka rezultuar një goditje dhe është një nga shtyllat e formacionit të drejtuar nga Shpëtim Duro. Bashkëkombësi i tij nga Guinea, Camara, gjithashtu ka marrë minuta të rëndësishme. të rinjtë e tjerë, kryesisht vlonjatë, kanë luajtur pak.

LojtariMoshaMinutaNdeshjeGolaP.Qirko18 vjeç1212 (1)0Xh.Tushi 19 vjeç71 (0)0S.Camara 20 vjeç 109022 (10)1E.Sali 20 vjeç 901 (1)0F.Deliaj20 vjeç 703 (1)0A.Hyseni 21 vjeç  38511 (3)0L. Sidibe21 vjeç  180221 (21)0

 

Jurgen Bardhi po luan rregullisht sivjet te Partizani dhe ka mbuluar boshllëqet në sulm, duke shënuar edhe katër gola. Në janar u shtua edhe një element tjetër si Esat Mala, që ka rezultuar një lëvizje e zgjuar e të kuqve. Në fakt mesfushori stërvitej me ekipin B edhe në pjesën e parë të sezonit dhe më pas kaloi në ekipin e parë. Alban Sulejmani është një tjetër nga të rinjtë, por që ka pasur më pak hapësira.

LojtariMoshaMinutaNdeshje GolaE.Mala19 vjeç4566 (5)0A.Sulejmani 19 vjeç933 (1)0J.Bardhi  20 vjeç149323 (15)4

 

Luftëtari ka shumë të rinj, por U21 që po spikat është sulmuesi anësor Kristal Abazaj, i cili në verë do të marrë drejtimin për në Korçë. Autori i 7 golave ka spikatur pikërisht te bluzinjtë, ndërkohë që edhe Aurel Demo i afruar në janar po merr minuta gradualisht. Puci e Janku kanë luajtur shumë pak, ndërkohë që pritet shumë nga Ziaji, që është pjesë e të rinjve ende dhe sivjet ka luajtur në një ndeshje si zëvendësues.

LojtariMoshaMinutaNdeshjeGolaA.Ziaj   18 vjeç121 (0)0S.Puci 19 vjeç41 (0)0S.Janku20 vjeç 544 (0)0K.Abazaj  21 vjeç 207024 (23)7A.Demo  21 vjeç 1192 (1)0

 

Kamza i ka besuar eksperiencës, Trajneri Ramadan Ndreu e ka thënë hapur këtë. Ndër të rinjtë që ka luajtur është Anxhelo Mumajesi, ndërkohë që në janar u afrua edhe Realdo Fili. Fieraku ka luajtur në Superiore në moshë të vogël dhe është një futbollist që po afirmohet dita-ditës. Basha, Rami dhe të tjerë nuk kanë pasur hapësira te Kamza këtë sezon.

LojtariMoshaMinutaNdeshje GolaA.Mumajesi 20 vjeç45417 (2)0R.Fili 2121 vjeç3577 (4)1

 

Vllaznia ndër vite ka prodhuar lojtarë, por sivjet nuk është se ka çarë ndokush prej akademisë. Përgjithësisht të rinjtë po luajnë tek ekipi i dytë dhe dy prej lojtarëve U21, Çinari dhe Krymi, janë aktivizuar titullarë me ekipin e parë prej disa vitesh. Alen Sherri është ndër të paktët futbollistë që Vllaznia po përpiqet të fitojë dhe portieri i kuqebluve ka treguar një nivel të mirë dhe po rritet duke luajtur.

LojtariMoshaMinutaNdeshje GolaA.Sherri   20 vjeç126014 (14)0A.Krymi21 vjeç126217 (17)0E.Çinari21 vjeç149321 (18)3

 

Elhan Kastrati dhe Esin Hakaj janë futbollistët që kanë luajtur më shumë me durrsakët. bëhet fjalë për dy futbollistë që janë kontigjent i Kombëtareve të moshave, ndërkohë që së fundmi Lajthia ka fituar një vend titullari, Stavri Nica i besoi në Laç dhe tha fjalë të mira për mesfushorin, që edhe Begeja po e aktivizon nga minuta e parë. Karimi, i larguar, gjithashtu ka luajtur, ashtu si Bilali gjatë kohës që ekipi drejtohej nga Gugash Magani. 

LojtariMoshaMinutaNdeshjeGolaJ.Peqini19 vjeç372 (0)0X.Lajthia 19 vjeç5168 (7)0R.Karimi19vjeç 58211 (8)1L.Vila 19 vjeç 707 (0)0E.Kastrati 21 vjeç 153017 (17)0E.Hakaj21 vjeç  148817 (16)0D.Bilali21 vjeç  50314 (4)0