Speciale | E ardhmja e Superiores në shifra, ja sa u besojnë klubet tona talenteve

Ti mund ta lexosh kete ne 11 min.
13 Mars 2018 11:48
Nga Skënderbeu te Lushnja, lista e plotë

Klubet që u besojnë të rinjve janë të paktë. Për shembull te Lushnja nuk ka asnjë element nën 21-vjeç që luan. Ekstremi tjetër është Laçi, ekip që renditet i treti për momentin dhe numri i të rinjve në të është i madh. Disa luajnë rregullisht, të tjerë kanë pasur minuta. Duke u rritur do të kenë edhe më shumë mundësi. Skënderbeu kërkon titullin sa më shpejt dhe hapësirat janë të vogla, ashtu sikurse te Kukësi. Kamza mbështetet te lojtarët me eksperiencë, ndërkohë që në Vlorë dhe Shkodër janë nga 2-3 lojtarë që po kontribuojnë për ekipet e tyre. EDS ju sjell shifrat për e futbollistëve Under 21 që po aktivizohen sivjet në Superiore.

Skënderbeu do trofe dhe lojtarët Under 21 në ekip janë disa, pasi punohet edhe për të ardhmen, por hapësirat për ta janë të pakta. Trajneri Ilir Daja ka këmbëngulur se në fushë do të zbresë vetëm kush e meriton dhe jo se u duhet dhënë hapësirë. Nisur nga kjo vetëm tre janë lojtarët që deri më tani kanë marrë minuta. Më i riu është etiopiani Belay Demte, ndërkohë që për Gripshin e blerë për rreth 60 mijë euro minutat janë me pikatore. Krasniqi i blerë nga Apolonia ka luajtur në dy takime si zëvendësues dhe ka realizuar golin e parë kundër Laçit.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje Gola
B.Demte   19 vjeç  43 6 (0) 0
N.Gripshi  20 vjeç 35 4 (0) 0
B.Krasniqi 21 vjeç   19 2 (0) 1

 

Te Kukësi pak herë u është besuar të rinjve. kampionët në fuqi duhet t'i falen ish-trajneri Mladen Milinkovic, që pati guximin t'i besonte Valon Ethemi, që ka luajtur rregullisht, madje në shumicën e tyre si titullar. I ardhur nga Mamurrasi, që ra në Kategorinë e Dytë, mesfushori shqiptar nga Maqedonia është një nga zbulimet e Superiores. Koldashi dhe Joti janë dy të tjerët që janë aktivizuar nga tekniku serb në pjesën e parë të sezonit, por me Pacult vetëm Ethemi po luan me ekipin e parë, pasi dy mesfushorët e tjerë po marrin minuta me Kukësin B.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje  Gola
V.Ethemi   20 vjeç 1170 22 (17) 2
A.Koldashi 20 vjeç 13 1 (0) 0
K.Joti   20 vjeç 5 1 (0) 0

 

Laçi e ka të qartë se e ardhmja janë të rinjtë. Ndoshta jo të gjithë do të kenë një karrierë të ndritur, por presidenti Pashk Laska u ka dhënë mundësinë të jenë në ekipin e të rinjve shumë të rinjve. Shumë prej tyre kanë luajtur me ekipin e parë këtë sezon dhe numri i tyre shkon në 11, por ka edhe të tjerë elementë që po aktivizohen me ekipin e të rinjve, apo edhe Smaçi me Ujkën që janë huazuar te Shënkolli. Kurbinasit kanë dy portierët më të rinj në Superiore. Selmani sapo ka mbushur 20 vjeç, kurse Vata është 19 dhe bëri mirë në ndeshjen e fundit me Flamurtarin.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje Gola
E.Vata 19 vjeç 90 1 (1) 0
A.Beqaj 19 vjeç 29 1 (0) 0
R.Xhixha   19 vjeç 622 20 (4) 3
D.Bushi 19 vjeç 192 8 (0) 0
S.Zogaj  20 vjeç 44 1 (0) 0
A.Fangaj  20 vjeç 1994 23 (23) 0
Sh.Kallaku 20 vjeç 569 17 (4) 1
G.Selmani 20 vjeç 2070 23 (23) 0
R.Lushkja  21 vjeç 1051 20 (10) 2
F.Jonuzi   21 vjeç 1955 23 (21) 0
K.Bardhi   21 vjeç 1014 18 (18) 0

 

Flamurtari tek të rinjtë më të spikatur ka dyshen e e ardhur nga Besëlidhja: Secou Camara dhe Lancinet Sidibe. Ky i fundit ka rezultuar një goditje dhe është një nga shtyllat e formacionit të drejtuar nga Shpëtim Duro. Bashkëkombësi i tij nga Guinea, Camara, gjithashtu ka marrë minuta të rëndësishme. të rinjtë e tjerë, kryesisht vlonjatë, kanë luajtur pak.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje Gola
P.Qirko 18 vjeç 121 2 (1) 0
Xh.Tushi  19 vjeç 7 1 (0) 0
S.Camara  20 vjeç  1090 22 (10) 1
E.Sali  20 vjeç  90 1 (1) 0
F.Deliaj 20 vjeç  70 3 (1) 0
A.Hyseni  21 vjeç   385 11 (3) 0
L. Sidibe 21 vjeç   1802 21 (21) 0

 

Jurgen Bardhi po luan rregullisht sivjet te Partizani dhe ka mbuluar boshllëqet në sulm, duke shënuar edhe katër gola. Në janar u shtua edhe një element tjetër si Esat Mala, që ka rezultuar një lëvizje e zgjuar e të kuqve. Në fakt mesfushori stërvitej me ekipin B edhe në pjesën e parë të sezonit dhe më pas kaloi në ekipin e parë. Alban Sulejmani është një tjetër nga të rinjtë, por që ka pasur më pak hapësira.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje  Gola
E.Mala 19 vjeç 456 6 (5) 0
A.Sulejmani  19 vjeç 93 3 (1) 0
J.Bardhi   20 vjeç 1493 23 (15) 4

 

Luftëtari ka shumë të rinj, por U21 që po spikat është sulmuesi anësor Kristal Abazaj, i cili në verë do të marrë drejtimin për në Korçë. Autori i 7 golave ka spikatur pikërisht te bluzinjtë, ndërkohë që edhe Aurel Demo i afruar në janar po merr minuta gradualisht. Puci e Janku kanë luajtur shumë pak, ndërkohë që pritet shumë nga Ziaji, që është pjesë e të rinjve ende dhe sivjet ka luajtur në një ndeshje si zëvendësues.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje Gola
A.Ziaj    18 vjeç 12 1 (0) 0
S.Puci  19 vjeç 4 1 (0) 0
S.Janku 20 vjeç  54 4 (0) 0
K.Abazaj   21 vjeç  2070 24 (23) 7
A.Demo   21 vjeç  119 2 (1) 0

 

Kamza i ka besuar eksperiencës, Trajneri Ramadan Ndreu e ka thënë hapur këtë. Ndër të rinjtë që ka luajtur është Anxhelo Mumajesi, ndërkohë që në janar u afrua edhe Realdo Fili. Fieraku ka luajtur në Superiore në moshë të vogël dhe është një futbollist që po afirmohet dita-ditës. Basha, Rami dhe të tjerë nuk kanë pasur hapësira te Kamza këtë sezon.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje  Gola
A.Mumajesi  20 vjeç 454 17 (2) 0
R.Fili 21 21 vjeç 357 7 (4) 1

 

Vllaznia ndër vite ka prodhuar lojtarë, por sivjet nuk është se ka çarë ndokush prej akademisë. Përgjithësisht të rinjtë po luajnë tek ekipi i dytë dhe dy prej lojtarëve U21, Çinari dhe Krymi, janë aktivizuar titullarë me ekipin e parë prej disa vitesh. Alen Sherri është ndër të paktët futbollistë që Vllaznia po përpiqet të fitojë dhe portieri i kuqebluve ka treguar një nivel të mirë dhe po rritet duke luajtur.

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje  Gola
A.Sherri    20 vjeç 1260 14 (14) 0
A.Krymi 21 vjeç 1262 17 (17) 0
E.Çinari 21 vjeç 1493 21 (18) 3

 

Elhan Kastrati dhe Esin Hakaj janë futbollistët që kanë luajtur më shumë me durrsakët. bëhet fjalë për dy futbollistë që janë kontigjent i Kombëtareve të moshave, ndërkohë që së fundmi Lajthia ka fituar një vend titullari, Stavri Nica i besoi në Laç dhe tha fjalë të mira për mesfushorin, që edhe Begeja po e aktivizon nga minuta e parë. Karimi, i larguar, gjithashtu ka luajtur, ashtu si Bilali gjatë kohës që ekipi drejtohej nga Gugash Magani. 

Lojtari Mosha Minuta Ndeshje Gola
J.Peqini 19 vjeç 37 2 (0) 0
X.Lajthia  19 vjeç 516 8 (7) 0
R.Karimi 19vjeç  582 11 (8) 1
L.Vila  19 vjeç  70 7 (0) 0
E.Kastrati  21 vjeç  1530 17 (17) 0
E.Hakaj 21 vjeç   1488 17 (16) 0
D.Bilali 21 vjeç   503 14 (4) 0

 

 

 

   

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.