Speciale/ Nga Myler te Gjasula, ja rekordet e sezonit në Bundesligë. Në kampionatin gjerman ndodh gjithçka

30 Qershor 2020

Në këtë sezon të Bundesligës shumë gjëra ishin ndryshe, edhe pse Bajerni nuk harroi të bënte rutinën. Skuadra e Flik mori titullin e 30-të në historinë e klubit. “Bundesliga.de” bëri një përmbledhje të të gjitha statistikave më pikante të sezonit. 1 – Shalke ishte skuadra e parë në kampionat që kreu pesë ndërrime në një ndeshje.

1 – Ishte hera e parë pas sezonit 1994-’95 që ndeshjet e kampionatit gjerman luhen në qershor.

1 – Për herë parë në Bundesligë takimet u luajtën pa tifozë, kjo për shkak të pandemisë.

1 – Lajpcig u shpall për herë të parë kampione e vjeshtës.

2 – Ahim Bajerlozer ishte i pari trajner në historinë e Bundesligës që drejtoi dy skuadra në një sezon (Mainc dhe Këln).

3 – Plot tre lojtarë nuk humbën asnjë ndeshje të sezonit 2019-2020 në Gjermani. Të tre janë portierë, Timo Horn i Këlnit, Lukas Hradecki i Leverkusenit dhe Jan Zomer i Gladbahut.

3 – Herë arriti Rouve Henings të barazonte shifrat për skuadrën e Dyseldorfit në ndeshjen e javës së 11-të ndaj Shalkes.

3 – Erling Haland është lojtari i parë në historinë e kampionatit gjerman që shënon tre gola pasi erdhi nga stoli.

4 – Minuta iu deshën Joshua Zirkzes për të shënuar golin e dytë në Bundesligë.

4 – Mainc ishte ekipi i parë që shënoi katër gola edhe pse luante me 1 lojtar më pak.

4 – Andrej Kramariç është lojtari i parë që realizoi katër gola në një ndeshje të kampionatit gjerman për skuadrën e Hofenhaimit.

5 – Hofenhaim arriti të fitonte për herë të parë në historinë e klubit pesë ndeshje radhazi. Kjo ndodhi nga java e 7-të deri në të 11-ën.

5 – “Këpuca të Arta” për Robert Levandovskin në këtë sezon. Polaku shënoi plot 34 gola në po aq javë për skuadrën e Bajernit. Më mirë se ai ka bërë vetëm ishlegjenda, Gerd Myler.

7 – Gola shënoi Haland për Borusian e Dortmundit në vetëm 3 javë në Dortmund.

8 – Tituj rresht arriti Bajerni i Mynihut të fitonte në historinë e klubit.

8 – Në javën e gjashtë të kampionatit, plot 8 skuadra vendosën një rekord në Gjermani duke fituar në transfertë.

9 – Tomas Myler dhe David Alaba festuan titullin e nëntë me skuadrën bavareze.

9 – Lajpcig fitoi plot nëntë ndeshje radhazi nga java e 10 deri në të 18-ën. Kjo nuk kishte ndodhur në asnjë sezon.

11 – Gola shënoi Robert Levandovski në 11 javët e para të kampionatit duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë shifër.

15 – Bajerni i Mynihut arriti të nxjerrë në krye të golashënuesve për herë të 15 një lojtar të tijin.

16 – Robert Levandovski u shënoi në këtë sezon 16 nga 17 skuadrat në Bundesligë. Vetëm ndaj Gladbahut polaku nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ky rekord mbahet nga Gerd Myler dhe Ailton.

17 – Timo Verner shënoi 17 nga 28 golat e tij sezonalë në ndeshjet në transfertë. Kaq shumë gola jashtë fushe kishte shënuar më parë vetëm Jup Hejnkes në sezonin 1973-’74.

17 – Klaus Gjasula mori në javën e 31-të në ndeshjen e 27-të me Paderbornin kartonin e 17-të sezonal. Shqiptari hyri kështu në historinë e Bundesligës si lojtari më i ndëshkuar në një sezon.

18 – Ndeshje pa humbje, këtë e arriti Bajer Leverkusen në 18 javët e para. “Aspirinat” grumbulluan 12 fitore dhe 6 barazime.

19 – Bajerni i Mynihut arriti fitoren e 19-të radhazi në kampionat ndaj Verder Bremen. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

21 – Asiste nga Tomas Myler në kampionatin që lamë pas. Ky është një rekord absolut në Bundesligë.

23 – Minuta iu deshën Erling Halandit për të shënuar golin e parë në kampionatin gjerman që kur erdhi nga Salcburgu në Dortmund.

25 – Nils Petersen shënoi golin e 25-të në karrierën e tij si “xhol”. Sa ai ka shënuar vetëm Klaudo Picaro.

27 – Skuadra e Maincit i ka shndërruar në gol të gjitha 11-metërshat që nga viti 2013. Plot 27 të tillë, skuadra nga Ruhri nuk ka gabuar nga pika e bardhë.

28 – Gola shënoi Timo Verner me skuadrën e Lajpcigut, një rekord personal për sulmuesin gjerman, i cili në sezonin e ardhshëm do të luajë në Angli me Çelsin.

30 – Bajerni i Mynihut fitoi titullin e 30-të në historinë e klubit.

30 – Me 30 golat e shënuar në kampionatin gjerman, Xhejdon Sanço u bë lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë gola në moshën 20- vjeçare.

34 – Robert Levandovski është lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në Gjermani. Plot 34 herë polaku tundi rrjetat e kundërshtarëve.

34 – Torgan Hazard është belgu që ka shënuar më shumë gola në Gjermani. Plot 34 të tillë.

35 – Bajer Leverkusen ka shënuar në 35 ndeshjet e fundit ndaj Volfsburgut gjithmonë të paktën 1 gol.

35 – Gola të shënuar nga Kai Haverc në Bundesligë. Mesfushori gjerman hyri në histori si lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë në kampionat (21 vjeç).

38 – Në 38 ndeshje radhazi në shtëpi, Borusia e Dortmundit shënonte të paktën 1 gol deri në javën e 26- të.

45 – Në takimin e javës së 28-të midis Frankfurtit dhe Fraiburgut u shënua numri më i madh i golave në një ndeshje. Plot 45.

49 – Bajerni grumbulloi 49 nga 51 pikë të mundshme në fazën e dytë. 16 fitore dhe vetëm 1 barazim.

81 – Lajpcig shënoi plot 81 gola në sezonin që lamë pas. Një rekord me klubin e “Red Bull”-it. 84 – Edhe Borusia e Dortmundit bëri të njëjtën gjë duke shënuar numrin më të madh të golave, plot 84 herë verdhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës.

88 – Për qind të ndeshjeve Hansi Flik i fitoi me Bajernin e Mynihut. 21 nga 24 ndeshjet në krye të bavarezëve, Flik mori pikët maksimale.

100 – Ndeshje në Bundesligë për Kai Haverc. 20- vjeçari luajti ndeshjen jubilare në javën e 15-të ndaj Këlnit. 100 – Gola shënoi Bajerni i Mynihut në këtë sezon. Ishte hera e dytë që kampionët arritën të shënonin aq shumë.

200 – Ndeshje për Timo Vernerin në javën e 12-të të kampionatit. 23-vjeçari ishte i pari që arriti një numër kaq të madh ndeshjesh në moshë aq të vogël.

217 – Ndeshje për Sebastian Rudin në Bundesligë.

265 – Ndeshje për David Alaban me fanellën e Bajernit të Mynihut. Ai është austriaku i parë që arrin këtë numër ndeshjesh.

500 – Tomas Myler luajti ndeshjen e 500-të me Bajernin e Mynihut. Kjo ndodhi në javën e 10-të të kampionatit ndaj Frankfurtit.

1111 – Bajerni festoi në javën e 25-të ndaj Augsburgut fitoren e 1111-të në Bundesligë. Bavarezët janë skuadra e parë që kanë arritur kaq shumë suksese në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan