SPECIALE | Një nazist në portën e Manchester City

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
28 Korrik 2018 11:13

Historia e mëposhtme mund të jetë shumë mirë një skenar për një film në Hollywood, por gjithçka është e vërtetë. Një djalë i imët, anëtar i grupit famëkeq “Hitler Jungs” rritet dhe zë një vend në vijën e parë të frontit në Luftën e Dytë Botërore. Por ndërsa jepte gjithçka për Atdheun dhe makinerinë naizste të luftës, kapet rob nga aleatët. Deri këtu nuk ka shumë fantazi, por e bukura vjen pikërisht tani. Nga armik i përbetuar ai shndërrohet në hero të tifozëve anglezë në një finale të FA Cup!

E pabesueshme por e vërtetë, kjo është historia e Bert Trautmann, njeriut që arriti të fitonte zemrat e tifozëve të Manchester Cityt në një periudhë kur ndjenjat anti-gjermane në ishull ishin në pikën e tyre më të lartë.

Trautmann është një emër që sjell në mendje shumë kujtme në Britaninë e Madhe, më kryesori një paraqitje fantastike në finalen e Kupës së Anglisë në vitin 1956, ku Manchester City mundi 3-1 në finale Brimginhamin për të marrë trofeun. E sikur të mos mjaftonin pritjet, më shumë se gjithçka tjetër mbahet mend se gjermani atë ditë luajti për 17 minutat e fundit të takimit me qaftë të thyer.

Bernhard Trautmann lindi më 22 tetor 1923 në Bremen. Që në vogëli u shqua si sportist, por nuk pati mundësi të vazhdonte gjatë karrierën sepse Lufta e Dytë Botërore trokiti në derë dhe ai u bë pjesë e Luftwaffe-s. Karriera ushtarake e dërgoi në Poloni e më pas në Ukrainë, por pas tërheqjes nga fronti lindor për shkak të avancimit sovjetik, ai u transferua në Perëndim. Në përpjekje për t’u rikthye në Gjermani pas zbarkimit të Aleatëve në Normandi u kap rob nga amerikanët dhe britanikët. Dy herë të tjera ia kishte dalë të arratisej nga francezët dhe sovjetikët, këtë herë jo.

I etiketuar si nazist për shkak se me ushtrinë hitleriane ishte bashkuar me dëshirën e tij, ai kaloi disa mkohë në burgje të ndryshme në ishull. Shpesh luante futboll, mbrojtës, por kur u dëmtua gjatë një ndeshje në vitin 1948 u fut në portë, për të mos dalë më prej andej. Luajti shumë pak me St Helens e në vitin 1949 erdhi kalimi te Manchester City.

Vendimi i klubit u prit me protesta të mëdha nga tifozë e njerëz të thjeshtë. Mbi 20 000 vetë mbushën rrugët e qytetit për të mos lejuar që një nazist të vishte fanellën e skuadrës së tyre. Por në 15 vjet dhe me 508 ndeshje të zhvilluara, Trautmann u shndërrua në krenarinë e tifozëve dhe një shembull i ndryshimit të marrëdhënieve mes dy rivalëve të vjetër tashmë të shndërruar në aleatë.

Karriera e tij si trajner zgjati 18 vjet, me klube të dorës së dytë në Angli e Gjermani, si Stockport e Preußen Münster, ndërsa drejtoi edhe përfaqësueset e Burmas, Tanzanisë, Liberisë e Pakistanit, për të dalë përfundimisht në pension në vitin 1983. Jetën e mbylli në në vitin 2013, kur ishte 89 vjeç. Jetonte në Valencia me gruan e tij të tretë Marlis.

Siç e përmendëm më lart, jeta e tij ngjan me një skenar filmi dhe shumë shpejt pritet që të realizohet një i tillë, një bashkëpunim anglo-gjeman, për të respektuar deri fund këtë personazh të pazakontë të botës së futbollit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike