SPECIALE |Ron Saunders, historia e dhimbshme e një legjende

Në historinë e futbollit anglez, janë gjithsej vetëm 36 trajnerë angleze që kanë fituar titullin kampion me skuadrën e tyre, ndër te cilët vetëm dy janë ende gjallë, por fatkeqësisht vetëm njëri e mban mend këtë triumf. Howard Wilkinson fitoi titullin me Leeds, 25 vjet më parë në sezonin e fundit të Division 1, ku më vonë u ndryshua formati dhe u quajt Premier League. Trajneri tjetër është Ron Saunders, i cili mposhti Bobby Robson, Brian Clough dhe Bob Paisley në 1981 duke udhëhequr Aston Villa në titullin e tyre të vetëm në 107 vitet e fundit.

Saunders nuk është në gjendje të kujtojë ditët e vjetra, por futbolli e kujton atë gjithmonë. Legjenda 85 vjeçare, është nën kujdesin e mjekëve jo shumë larg shtëpisë së tij në Hampton, Arden. Djali i Saunders, Ronnie në një intervistë për The News deklaron: “Babai po ta dinte se çfarë do t’i ndodhte, do të thoshte “Më vrit”. Ne e dimë se truri i tij është mjaft i dëmtuar. Ndihemi shumë fat që ai është akoma gjallë.”

Nën drejtimin e Saunders, Aston Villa u ngjit në Divizionin e Parë dhe në sezonin 1980-81, Villa u shpall kampion i Division 1 pas 71 vjetësh. Saunders te Aston Villa përfaqëson një periudhë të artë që klubi dhe tifozeria nuk do ta harrojnë kurrë. Në një intervistë për Birmingham Mail në vitin 2007, Saunders foli për sukseset e arritura me Villa. Saunders, gjerësisht konsiderohet si trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Aston Villa. Ai deklaroi “Puna më ka dhuruar kënaqësi në 99% të rasteve. Gjatë seancave stërvitore nuk mendoja për gjë tjetër. Koha fluturonte shpejt. Nëse shënonim një gol, nuk e shihja të arsyeshme të shkoja ta përqafoja lojtarin, sepse ai thjesht kishte bërë detyrën. Fitorja është gjithmonë një bonus, sepse i ndihmon për t’u bërë lojtarë më të mirë dhe njerëz më të mire. Shumicën e tyre, ekipi i ndihmoi të rriteshin. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë kënaqësinë.”

Historia e Saunders me Aston Villa ishte jetëshkurtër pasi ai dha dorëheqjen nga klubi në shkurt të vitit 1982, pas një mosmarrëveshjeje me bordin drejtues duke tronditur botën e futbollit anglez, kur ai u largua vetëm 24 orë para ndeshjes kundër Southampton,  si dhe vetëm nëntë muaj pas fitores së titullit kampion. Largimi i Saunders nga Villa ishte për shkak se presidenti Ron Bendall kishte kërkuar të ndryshonte kontratën e Saunders, duke vendosur kushtin e reduktimit të pagës nëse skuadra do binte ne Division 2. Për Saunder largimi nuk ishte për arsye ekonomike, por thjesht për arsye parimore. “E lashë Villa-n sepse ata treguan një mungesë të plotë respekti ndaj meje dhe aftësive të mia”,-kujton ai.

Nëse largimi nga Villa Park erdhi si një tronditje për tifozët, destinacioni i ardhshëm ishte një surprizë e vërtetë. Më pak se dy javë pasi u largua, ai u kthye në Villa Park – për të marrë drejtimin e rivalëve të betuar të Villa-s, Birmingham City. Në janar të vitit 1986, largohet nga skuadra për të marrë drejtimin e rivalëve lokalë, West Bromëich Albion, por nuk mundi të parandalonte dot rënien në Division 2 dhe u shkarkua në vitin 1987.

Ky ishte fundi karrierës. Duke folur për moment ai kujton: “Në momentin që u largova nga West Brom, e mbylla me futbollin, tani nuk i kushtoj vëmendje të madhe”. Si lojtar, ai ishte sulmues i avancuar me një goditje potente. Ai shënoi mbi 200 gola në 13 vjet për Everton, Gillingham, Portsmouth, Watford dhe Charlton Athletic. Saunders ishte golashënuesi kryesor për gjashtë sezone të njëpasnjëshme me Portsmouth dhe golat e tij kanë qënë kyç për fitoren e titullit në Division 3 në 1962. M.SH/EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan