SPECIALE | Shqiptarët në Serbi, mijëra arsye të jenë… zviceranë

22 Qershor 2018
SPECIALE | Shqiptarët në Serbi, mijëra arsye të jenë… zviceranë

Serbi-Zvicër nuk është një ndeshje dosido, madje edhe për shqiptarët. Nuk diskutohet që asnjë shqiptar nuk do donte që serbët të fitonin. Është një luftë në mes, shumë krime e ngjarje që i ndan dy popujt. Me Zvicrën lidhja është e fortë, janë disa shqiptarët që luajnë për ta, ndërkohë që shumë bashkëkombës jetojnë në këtë vend. Në Bujanovc përjetohet ndryshe kjo ndeshje. Shumica aty janë shqiptarë dhe arsyet janë të shumta për të mos e mbështetur Serbinë.

“Nuk di ndonjë shqiptar që përkrah Serbinë në futboll, sepse në ndeshjet anembanë në Serbi, ata lëshojnë thirrje dhe kërcënime kundër shqiptarë”, thotë Arbër Pajaziti, pronar i një kafeneje në Bujanovc. Për BIRN, ai vazhdon të flasë dhe të tregojë se çfarë ndodh me ta në këtë vend të Serbisë Jugore. “Ne shqiptarët jemi akuzuar nga përfaqësues të qeverisë, por gjithashtu nga politikanë të tjerë, për të kërkuar më shumë të drejta dhe për të mos qenë qytetarë besnikë, çka është një shkelje e të drejtave tona në vetvete. I paguaj taksat në Serbi, por unë do të mbështes çdo ekip futbolli që dua. Nuk jam i kënaqur me Serbinë”, shton Pajaziti.

Bujanovci dhe Presheva janë të rrethuar nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Në këtë trekëndësh, pati edhe luftime në periudhën 2000-2001.  Ushtria Çlirimtare e Preshevës,  Bujanovcit dhe Medvegjës, iu kundërvu forcave serbe të sigurisë. Por a do të ketë ndonjëherë shuarje të konflikteve? Paraziti thotë: “Tensionet do të ulen kur bisedimet në Bruksel të mbarojnë dhe politikanët të ndalojnë së lëshuari mesazhe që ndezin njerëzit”.

ZVICRA, NJË SHTËPI E DYTË – Të larguar prej luftës, shqiptarët zunë strehë në shumë vende. Shumë prej tyre shkuan në Shqipëri, ndërsa të tjerë u shpërndanë nëpër Evropës. Zvicra i mirëpriti dhe tanimë jetojnë e punojnë shumë shqiptarë atje. Ka edhe nga ata që luajnë me këtë kombëtare. Blerim Dzemaili, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami janë grumbulluar për Botërorin, ndaj edhe një kjo është një arsye për të qenë me Zvicrën.

“Përveç shqiptarëve në ekipin e Zvicrës, shumë nga njerëzit tanë jetojnë atje”, thotë Ragami Mustafa, politikan shqiptar, që është pjesë e Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve në Serbi. Nedzat Behljulji, biznesmen në Bujanovc, tregon edhe një arsye tjetër pse shqiptarët aty nuk mund të mbështesin ekipin e vendit ku jetojnë. “Në ndeshjen Serbi-Zvicër, shumica e shqiptarëve nuk do të mbështesin Serbinë jo vetëm për shkak të lojtarëve që luajnë me Zvicrën, por edhe për shkak se pothuajse në të gjitha ndeshjet në Serbi, qoftë edhe në ndeshjet e kombëtares, tifozët nuk heqin dorë në asnjë moment për të thirrur slogane ofenduese në kurriz të shqiptarëve, të tilla si vriteni, vriteni shqiptarin” ka thënë Behljulji, i cili flet edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë me Zvicrën. “Shumë i konsiderojnë ata tradhtarë, pasi kanë refuzuar të luajnë për Shqipërinë apo Kosovën”.

ASNJË SHQIPTAR TE SERBIA – I fundit shqiptar që ka luajtur për Jugosllavinë ka qenë Fadil Vokrri, ndaj edhe shqiptarët në Bujanovc nuk kanë arsye ta mbështesin tani Serbinë. Driton Salihu, drejtori i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Preshevë, thotë: “Ekipi zviceran ka katër lojtarë shqiptarë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë në ekipin serb për një kohë të gjatë. Për këtë arsye shqiptarët do të mbështetin Zvicrën. Shumë shqiptarë jetojnë e punojnë atje, shpirti është i lidhur me atë vend.

Në të njëjtën linjë është e Ragami Mustafa. “Shqiptarët e pëlqejnë futbollin dhe disa nga djemtë e Bujanovcit dhe Preshevës kanë bërë një karrierë të mirë për vete. Sidoqoftë, asnjë që nga Vokrri nuk mori një ftesë për të luajtur për të luajtur. Asnjë nuk ka luajtur në klubet e Beogradit. Ky është një injorim për potencialin tonë, që nuk është një çështje vetëm në sport”, thotë Mustafa, i cili përmend Gjelbrim Taipin që luan për Kosovën dhe Berat Gjimshitin që luan për Shqipërinë.

Pas rreth tre dekadash, Iljasi Zulfiu, nga një fshat pranë Preshevës, iu bashkua skuadrës së Radnik. “Duke pasur parasysh që unë kam ardhur nga një ligë e ulët amatore nga Serbia e jugut, jam i kënaqur dhe krenar që po garoj në një klub ne Superligën serbe”, thotë lojtari, i cili thekson se po trajtohet mirë dhe nuk ka pasur probleme. Dominant Ramadani, nga Veliki Trnovac, i është bashkuar këtë vit klubit të Dinamos në Vranje. Ai është i vetmi shqiptar në ekipin e tij.

KRYESHBIAKU MADRILEN – Kryebashkiku i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, është një tifoz i Real Madrid dhe mbështet Portugalinë prej Cristiano Ronaldo-s. “Të gjithë e dinë se unë mbështes Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo është lojtari im i preferuar. Kjo është arsyeja pse unë mbështes Portugalinë”. Kur e pyet për Serbinë, ai thotë: “Ekipi kombëtar serb, në mendjen time, edhe pse ka lojtarë cilësorë, është mediokër”. Por ka edhe nga ata që e mbështesin Serbinë, por nuk e thonë publikisht. Të intervistuarit e pranojnë se në mesin e shqiptarëve të vjetër ka mbështetës të Zvezda dhe Partizani. Por ka edhe nga ata që nuk e kanë problem ta shprehin mbështetjen e tyre për Serbinë. E bën gazetari Jeton Ismaili nga Bujanovci. “Skuadra ime e preferuar është Serbia, e pëlqej stilin e tyre, por nuk e fsheh që e mbështes Serbinë. Dua të them, pse të gëzohemi për një kombëtare tjetër, si Afrika e Jugut, kundër Serisë?”, përfundon ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.