SPECIALE | Shqiptarët në Serbi, mijëra arsye të jenë... zviceranë

Ti mund ta lexosh kete ne 5 min.
22 Qershor 2018 11:38
Ja si përjetohet ndeshja në Bujanovc dhe Preshevë

Serbi-Zvicër nuk është një ndeshje dosido, madje edhe për shqiptarët. Nuk diskutohet që asnjë shqiptar nuk do donte që serbët të fitonin. Është një luftë në mes, shumë krime e ngjarje që i ndan dy popujt. Me Zvicrën lidhja është e fortë, janë disa shqiptarët që luajnë për ta, ndërkohë që shumë bashkëkombës jetojnë në këtë vend. Në Bujanovc përjetohet ndryshe kjo ndeshje. Shumica aty janë shqiptarë dhe arsyet janë të shumta për të mos e mbështetur Serbinë.

“Nuk di ndonjë shqiptar që përkrah Serbinë në futboll, sepse në ndeshjet anembanë në Serbi, ata lëshojnë thirrje dhe kërcënime kundër shqiptarë”, thotë Arbër Pajaziti, pronar i një kafeneje në Bujanovc. Për BIRN, ai vazhdon të flasë dhe të tregojë se çfarë ndodh me ta në këtë vend të Serbisë Jugore. “Ne shqiptarët jemi akuzuar nga përfaqësues të qeverisë, por gjithashtu nga politikanë të tjerë, për të kërkuar më shumë të drejta dhe për të mos qenë qytetarë besnikë, çka është një shkelje e të drejtave tona në vetvete. I paguaj taksat në Serbi, por unë do të mbështes çdo ekip futbolli që dua. Nuk jam i kënaqur me Serbinë”, shton Pajaziti.

Bujanovci dhe Presheva janë të rrethuar nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Në këtë trekëndësh, pati edhe luftime në periudhën 2000-2001.  Ushtria Çlirimtare e Preshevës,  Bujanovcit dhe Medvegjës, iu kundërvu forcave serbe të sigurisë. Por a do të ketë ndonjëherë shuarje të konflikteve? Paraziti thotë: “Tensionet do të ulen kur bisedimet në Bruksel të mbarojnë dhe politikanët të ndalojnë së lëshuari mesazhe që ndezin njerëzit”.

ZVICRA, NJË SHTËPI E DYTË – Të larguar prej luftës, shqiptarët zunë strehë në shumë vende. Shumë prej tyre shkuan në Shqipëri, ndërsa të tjerë u shpërndanë nëpër Evropës. Zvicra i mirëpriti dhe tanimë jetojnë e punojnë shumë shqiptarë atje. Ka edhe nga ata që luajnë me këtë kombëtare. Blerim Dzemaili, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami janë grumbulluar për Botërorin, ndaj edhe një kjo është një arsye për të qenë me Zvicrën.

“Përveç shqiptarëve në ekipin e Zvicrës, shumë nga njerëzit tanë jetojnë atje”, thotë Ragami Mustafa, politikan shqiptar, që është pjesë e Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve në Serbi. Nedzat Behljulji, biznesmen në Bujanovc, tregon edhe një arsye tjetër pse shqiptarët aty nuk mund të mbështesin ekipin e vendit ku jetojnë. “Në ndeshjen Serbi-Zvicër, shumica e shqiptarëve nuk do të mbështesin Serbinë jo vetëm për shkak të lojtarëve që luajnë me Zvicrën, por edhe për shkak se pothuajse në të gjitha ndeshjet në Serbi, qoftë edhe në ndeshjet e kombëtares, tifozët nuk heqin dorë në asnjë moment për të thirrur slogane ofenduese në kurriz të shqiptarëve, të tilla si vriteni, vriteni shqiptarin” ka thënë Behljulji, i cili flet edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë me Zvicrën. “Shumë i konsiderojnë ata tradhtarë, pasi kanë refuzuar të luajnë për Shqipërinë apo Kosovën”.

ASNJË SHQIPTAR TE SERBIA – I fundit shqiptar që ka luajtur për Jugosllavinë ka qenë Fadil Vokrri, ndaj edhe shqiptarët në Bujanovc nuk kanë arsye ta mbështesin tani Serbinë. Driton Salihu, drejtori i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Preshevë, thotë: “Ekipi zviceran ka katër lojtarë shqiptarë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë në ekipin serb për një kohë të gjatë. Për këtë arsye shqiptarët do të mbështetin Zvicrën. Shumë shqiptarë jetojnë e punojnë atje, shpirti është i lidhur me atë vend.

Në të njëjtën linjë është e Ragami Mustafa. "Shqiptarët e pëlqejnë futbollin dhe disa nga djemtë e Bujanovcit dhe Preshevës kanë bërë një karrierë të mirë për vete. Sidoqoftë, asnjë që nga Vokrri nuk mori një ftesë për të luajtur për të luajtur. Asnjë nuk ka luajtur në klubet e Beogradit. Ky është një injorim për potencialin tonë, që nuk është një çështje vetëm në sport”, thotë Mustafa, i cili përmend Gjelbrim Taipin që luan për Kosovën dhe Berat Gjimshitin që luan për Shqipërinë.

Pas rreth tre dekadash, Iljasi Zulfiu, nga një fshat pranë Preshevës, iu bashkua skuadrës së Radnik. "Duke pasur parasysh që unë kam ardhur nga një ligë e ulët amatore nga Serbia e jugut, jam i kënaqur dhe krenar që po garoj në një klub ne Superligën serbe", thotë lojtari, i cili thekson se po trajtohet mirë dhe nuk ka pasur probleme. Dominant Ramadani, nga Veliki Trnovac, i është bashkuar këtë vit klubit të Dinamos në Vranje. Ai është i vetmi shqiptar në ekipin e tij.

KRYESHBIAKU MADRILEN - Kryebashkiku i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, është një tifoz i Real Madrid dhe mbështet Portugalinë prej Cristiano Ronaldo-s. “Të gjithë e dinë se unë mbështes Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo është lojtari im i preferuar. Kjo është arsyeja pse unë mbështes Portugalinë”. Kur e pyet për Serbinë, ai thotë: "Ekipi kombëtar serb, në mendjen time, edhe pse ka lojtarë cilësorë, është mediokër”. Por ka edhe nga ata që e mbështesin Serbinë, por nuk e thonë publikisht. Të intervistuarit e pranojnë se në mesin e shqiptarëve të vjetër ka mbështetës të Zvezda dhe Partizani. Por ka edhe nga ata që nuk e kanë problem ta shprehin mbështetjen e tyre për Serbinë. E bën gazetari Jeton Ismaili nga Bujanovci. “Skuadra ime e preferuar është Serbia, e pëlqej stilin e tyre, por nuk e fsheh që e mbështes Serbinë. Dua të them, pse të gëzohemi për një kombëtare tjetër, si Afrika e Jugut, kundër Serisë?”, përfundon ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Talenti i Dortmund kthehet në fushë pas dëmtimit horror dhe 9 operacioneve / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 17:48

Talenti i ri i Borussia Dortmund, Dario Scuderi, është rikthyer si triumfator në fushën e blertë, dy vjet pas një dëmtimi horror, ndër më të këqinjtë që mund të imagjinojë ndonjëherë një futbollist.

Në shtator 2016 ndërsa luante në Youth League, versionin e Champions League për skuadrat e të rinjve, këmba e Scuderit praktikisht u thye në dysh…

Që prej asaj kohe, mbrojtësi i krahut të djathtë i është nënshtruar 9 operacioneve dhe ka munguar në fushën e lojës për më shumë se 700 ditë. Por pavarësisht qendrimit të gjatë pa futboll, italiani arriti të përfshihej në fazën përgatitore të skuadrës gjermane dhe madje luajti për rezervat e Dortmundit në ndeshjen kundër SV Luner.

Në një postim në Instagram, Scuderi shkruan: “Pas një periudhe të gjatë e të vështirë më në fund u riktheva, edhe pse mjekët më kishin thënë që nuk bëhesha më. Falenderoj familjen, miqtë dhe Borussia Dortmund, pa ju nuk do të isha këtu”.

Kirurgu që e operoi ishte shprehur se ky ishte shprehur që ky ishte dëmtimi më i shëmtuar që kishte parë ndonjëherë. “Ishte dëmtimi më i keq që mmund të imagjinosh. Praktikisht gjithçka ishte shkatërruar, ligamentet, muskujt dhe tendinat”.

Gjatë dy viteve që ai nuk ka mundur të luajë futboll ka studiuar për manaxhim sportiv me shpenzimet e Dortmundit, pasi klubi gjerman i frikësohej mundësisë që karriera e djaloshit mund të ndërpritej aty./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Spalletti rinovon me Interin deri në vitin 2021

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 17:25

Vazhdojnë zyrtarizimet te Inter, protagonist në merkato, në pritje të transferimit apo jo të  Luka Modric nga Real Madrid. Nëpërmjet profilit zyrtar në Twitter, klubi zikaltër ka njoftuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 të Luciano Spalletti-t, i cili është shpërblyer pas rikthimit në Champions League:

“Falënderoj familjen Zhang dhe klubin për mundësinë që më dha për të rinovuar kontratën. Dua të theksoj se firma ishte vetëm një gjest burokratik e diçkaje që ishte vendosur tashmë, pasi asnjëherë se kam vënë në diskutim dëshirën për të luftuar së bashku për suksesin e këtij klubi legjendar. Që në fillim ka ekzistuar respekti reciprok dhe konfrontimet ditë pas dite kanë treguar që ëndërrojmë të njëjtat gjëra për këtë fanellë dhe për këta tifozë. Le të themi se sot është realizuar dëshira e tifozëve zikaltër.” /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

Ekskluzive/ Bushi me përforcime nga Sllovenia dhe Belgjika

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Gusht 2018 17:09

Shqipëria U-21 do të luajë më 6 shtator kundër Spanjës dhe me 11 shtator përballë Italisë. Trajneri Bushi po përgatitet për këto sfida, duke ftuar lojtarët që e kanë bindur dhe që janë të gatshëm të veshin fanellën e ekipit Shpresa. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për “Eduasportin.com” se bëhet fjalë për Drilon Kryeziun dhe Din Sulan, që të dy lojtarë të formuar jashtë vendit.

Trajneri ka qenë  në bisedime prej disa muajsh me Drilon Kryeziun, mbrojtësin e djathë që aktivizohet me skuadrën sllovene, Triglav në kategorinë e parë dhe është një lojtar me të dhëna premtuese. Binaku ka lindur më 1 korrik të viti 1999 në Slloveni dhe është me nënshtetësi sllovene, por me origjinë nga Kosova. Djaloshi ka luajtur edhe me kombëtaren U-17 dhe U-19 të Sllovenisë. Sipas informacioneve paraprake, ai është i një niveli që mund t’i vlejë shumë Kombëtares.

Ndërsa, emri tjetër që do të ftohet është Din Sula, i cili aktualisht militon në kategorinë e parë të Belgjikës me skuadrën e Waasland-Beveren. Sulmuesi i ri që ka lindur në Bruksel, por me origjinë nga Kosova, sapo është transferuar nga OH Leuven. Sezonin e kaluar ai shënoi nëntëmbëdhjetë herë vitin e kaluar me ekipin e Lommel SK, ku u huazua në mënyrë që të fitonte eksperiencë. Ai më herët ka luajtur për të rinjtë e Diegem Sport dhe Woluwe-Zaventem. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në vëmendjen e ekipeve më të mëdha në Belgjikë. Lojtari është kërkuar edhe nga ekipet angleze, ku u provua edhe te ekipi i mirënjohur Aston Villa, por preferoi që së pari të përfundonte studimet e tij në Belgjikë. I riu është grumbulluar gjashtë herë nga kombëtarja e moshave të Belgjikës. Fillimisht është grumbulluar për U-18, ku më vonë kaloi te U-19. Lista zyrtare do të bëhet publike në javët në vijim, megjithatë, burime ekskluzive të “Eduasportin.com” tregojnë se këta lojtarë e kanë marrë tashmë ftesën zyrtare. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Timo Werner pret krahëhapur Ozil në kombëtaren gjermane

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 16:48
Sulmuesit të pancerave i mungon lojtari i Arsenalit

Mesut Ozil do të mirëpritej në kombëtaren e Gjermanisë nëse ai vendos që të rikthehet sërish. Kështu shprehet sulmuesi i pancerave dhe i Leipzig-ut, Timo Werner, të cilit i mungon mesfushori i Arsenalit. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së Gjermanisë, e cila dështoi ta kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës në Rusi.

Ozil ka qenë ndër më të kritikuarit për këtë dështim të kombëtares gjermane. Por ai përjetoi inatin e fansave gjermanë, të cilët nuk ia falën një fotografi të bërë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ozil reagoi dhe i akuzoi kritikuesit si racistë, por këta të fundit e sulmuan edhe më shumë, pasi futbollisti e quajti “presidenti im” Erdogan-in, ndërkohë që ky i fundit akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut nga Evropa Perëndimore.

“Mendoj se shumë njerëz në skuadrën e Gjermanisë do të ishin të lumtur nëse Mesut Ozili do të thoshte ‘do ta provoj këtë edhe një herë’”, deklaroi Werner. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.