Spektakël dhe katër gola të shënuar, Standard dhe Arsenali ndajnë pikët – Topçinjtë kualifikohen si lider nga Grupi F

12 Dhjetor 2019

Arsenali ka barazuar 2-2 në udhëtim te Standard Liege për të siguruar kualifikimin nga Grupi F.

Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luanin kujdesshëm në mesfushë.

Edhe përkundër rasteve që kishin për shënim si vendasit ashtu edhe mysafirët, 45 minutat e para përfunduan me rezultat të bardhë 0-0.

Vendasit e nisën furishëm pjesën e dytë kur shënuan në minutën e 47-të me anë të Samuel Bastien për 1-0.

Ishte minuta e 69-të, kur belgët realizuan edhe golin e dytë ku kësaj radhe shënoi Selim Amallah.

Arsenali i rikthye në lojë kur Bakary Saka asistoi për mrekulli tek Lacazette që shënoi me kokë për 2-1.

Talenti anglez Saka dy minuta më vonë shumë një gol shumë të bukur nga distanca për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Deri në fund të ndeshjes si Standard ashtu edhe Arsenal tentuan me disa raste për ta fituar takimin, por rezultati mbeti i barabartë 2-2.

Arsenali kësisoj kualifikohet si e para nga Grupi F me 11 pikë, ndërsa nga vendi i dytë shkon Eintracht Frankfurti me nëntë sosh.

Skuadra belge Standard Liege nuk ia del të kualifikohet dhe e mbyll aventurën evropiane në pozitën e tretë me tetë pikë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com