Spektakël në Londër, Chelsea dhe Roma ndahen në barazim

Kryendeshja e mbrëmjes në Champions League, mes Chelsea-t dhe Romës dhuroi spektakël dhe plot 6 gola.  Skuadra e Chelsea-t edhe pse ka qenë duke fituar 2-0 ndaj Romës, në fund është dashur të kënaqet me një pikë, pasi barazoi 3-3.

Londinezët kaluan në avantazh të dyfishtë, por Kolarov rihapi sfidën në minutën e 40 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Dzeko shënoi dy gola dhe kaloi italianët në avantazh, por Hazard barazpeshoi shifrat në minutën e 75 të takimit dhe vulosi rezultatin 3-3.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea mban vendin e parë në grup me 7 pikë, e ndjekur nga Roma me 5 pikë në grupin C.