Spektakël në Londër, Chelsea mposht edhe në ndeshjen e dytë Slavia Pragën dhe kalon në gjysmëfinale të EL

18 Prill 2019

Chelsea ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Slavia Pragës me rezultat 4-3 dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Londinezët e kanë nisur në mënyrë fantastike ndeshjen kur vetëm pas 10 minutave lojë ishin në avantazh prej dy golave 2-0.

Pedro Rodriguez shënoi fillimisht në minutën e pestë, ndërsa Deli i mysafirëve realizoi autogol për 2-0.

Në minutën e 17-të, Olivier Giroud realizoi golin e tretë në këtë takim, derisa për 3-1 shënuan mysafirët nëpërmjet Soucek.

Pedro. (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Një minutë më vonë sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez shënoi golin e dytë personal në këtë takim për 4-1.

Chelsea uli tempon e lojës në pjesën e dytë, ndërsa çekët realizuan edhe dy gola me Sevcik në minutat 51 dhe 55 për ta ngushtuar epërsinë në 4-3.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Kësisoj deri në fund më nuk pati gola dhe Chelsea triumfoi me rezultat 4-3.

Skuadra e Maurizio Sarrit me rezultat të përgjithshëm 5-3 ka siguruar plasmanin në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ku do të përballet me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

www.telegrafi.com