Spiunë rusë? Anglia tani kërcënon me bojkotimin e Botërorit

“Helmimi” i ish-spiunit Rus, Serghei Skripal mund të prekë edhe Botërorin e Rusi 2018. “Do të ishte e vështirë të procedonim normalisht me pjesëmarrjen e Anglisë në Botëror, nëse në veçanti kemi prova të përfshirjes së Shtetit Rus në çështjen e të ashtuquajturit spiunit Serghei Skripal”, deklaroi Ministri i Jashtëm Britanik, Boris Johnson. Për momentin nuk është ende e qartë qëllimi i deklaratës së 53-vjeçarit. Disa tabloide flasin për një bojkot ndaj Botërorit të Rusisë, ndërsa disa të tjerë theksojnë së ministri i referohet vetëm pjesëmarrjes në event të personaliteteve institucional dhe jo ekipeve.

Me Anglinë, shkon në katër numri i vendeve, që në një farë mënyrë ushqejnë shpresën që Italia të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë. Jashtë një, dhe brenda të kaltrit. Në çfarë mënyre? Fillon me 22 Nëntorin pas atij 0-0 ne San Siro, me Perunë (e kualifikuar) që do të përjashtohej nga Botërori për arsye politike, pasi Ministri i Sportit kishte marrë nën kontroll Federatën e Futbollit, diçka që konsiderohej e papranueshme nga FIFA. Më pas i takoi Spanjës, ku u arrestua presidenti i Federatës, Villar, i cili akuzohej për korrupsion. Në fund është edhe Irani. Kombëtarja nuk kishte federuar një lojtar, 33-vjeçarin Shoajei, jo për arsye teknike, por për çështje që lidheshin me qeverine e Teheranit. Gjithsesi të treja çëshjet u mbyllën. Hëra e katërt i takon Anglezëve, me të cilët Italia do të përballet në një ndeshje miqësore më 27 Mars. Për “Tre Luanët” është një test parapërgatitor për Botërorin, ndërsa për të kaltrit për të kuptuar nëse Gigi Di Biagio, mund të jetë trajner me kohë të papërcaktuar, jo vetëm i skuadrës së të rinjve.  /EDS/