Sport Ekspres sot

22 Janar 2019
Sport Ekspres sot

Sport Ekspres është një nga mediat sportive mëtë vjetra në Shqipëri. Është themeluar në vitet e para të pas rënies sëkomunizmit dhe vijon të jetë një gazetë aktive dhe në ditët e sotme. Sport Ekspres sot nuk ekziston nëformatin print, pasi me zhvillimin e teknologjisë dhe përdorimin e lajmeve nëkohë reale, drejtuesit e kësaj gazete të përditshme sportive e panë tëarsyeshme që të prodhonin lajme vetëm në versionin online. Pra, Sport Ekspres sot mund ta gjeni vetëmnë adresën sportekspres.com dhe jo më në versionin letër.

Normalisht, shikueshmëria vijon të rritet, sepse në Shqipëri kushdo përdor versionin online të informimit. Sport Ekspres sot po kërkon që të informojë publikun në saj të aplikacionit të vet, i cili pritet që të hidhet në treg shumë shpejtë, në mënyrë që të gjithë të marrin lajmet direkt në telefonin e tyre, pa u dashur që të klikojnë në internet. Në natyrën e vet Sport Ekspres sot vijon të mos ndryshojë strukturë, pra fokusohet më tepër te lajmet nga vendi, ato që rrjedhin nga kategoritë e ulëta e deri te Superiorja e Kombëtarja. Që do të thotë se lajmet nga vendi janë primare dhe më pas ato të huaja, të cilat kanë shikueshmërinë e vetë.

Sport Ekspres sot vijon që të ketë një ritëm të lartë të informacionit, pasi në ditë mund të prodhojnë mbi 60 lajme, një volum i kënaqshëm që nuk e lë publikun të zhgënjyer. Lajmet e fundit apo ekskluzivet nuk mungojnë, apo dhe informacione nga ngjarje të vjetra që risillen në vëmendjen e lexuesve. Një portal tashmë i mirëorganizuar nga gazetarët që e drejtojnë. Djem të rinj dhe të apasionuar në punën që bëjnë. Pavarësisht se gazeta në formatin print ka kënaqësinë e vet, por edhe online Sport Ekspres sot ka mbledhur pas vetes një numër besnik ndjekësish, të cilët japin dhe sugjerimet e tyre.