Sporti dhe shëndeti! Këshilla nga instruktorja seksi e CrossFit, Anolta Lila

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
6 Dhjetor 2017 15:07

“Shëndeti mbi të gjitha”, kështu themi të gjithë pasi shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka. Por sa kujdesemi ne për shëndetin? Vetëm atëherë kur e ndjejmë që vërtetë kemi nevojë për kujdesin e mjekut dhe konsumin e medikamenteve të caktuara.

Mirëpo, që t’i evitojmë ilaqet dhe të parandalojmë sëmundjet apo dhimbjet e ndryshme që na mundojnë fizikisht dhe psikologjikisht mënyra më e mirë është të merremi me aktivitet fizik.

Instruktorja Anolta Lila, si një njohëse e mirë e sportit dhe fitnesit na ka treguar se si të jetojmë shëndetshëm dhe të parandalojmë sëmundjet.

Ndër të tjera ish-volejbollistja e Partizanit ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj si instruktore e CrossFit. Dhe pse është rritur me fanellën e kuqe, 24-vjeçarja ka një simpati të veçantë për 24-herë kampionët e Shqipërisë, Tiranën.

Anolta si lindi pasionin për sportin dhe palestrën?

Më parë kam luajtur rreth 5 vite volejboll me Partizanin. E kam pasur shumë pasion si sport dhe mbetet ëndërr për mua. Më pas që të mos e lija përgjysmë këtë ëndërr, vazhdova Universitetin e Sporteve. Tani jam instruktore fitnes-i, aerobi-e dhe crossfit.

Sa e preferojnë të rinjtë crossfit-in?

Crossfiti është një tërësi lëvizjesh funksionale të ndryshuara vazhdimisht të kryera me intensitet të lartë. Për këtë, vitet e fundit është bërë i pëlqyer nga të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët, të rinjtë e deri tek moshat e mëdha. Mund të veçoj të rinjtë, të cilët e preferojnë më shumë që nga mosha 17-vjeçare e lart. Tani është bërë e modës në “Crossfit” çdokush e gjen vetën. Dua të theksoj që me ndihmën e profesor Edmond Stafës kam arritur akoma më shumë në profesionin tim si instruktore e crossfit.

Kush ka më shumë interes për t’u ushtruar në palestër, meshkujt apo femrat?

Nuk mund t’i ndaj, pasi të dy gjinitë e pëlqejnë dhe mund të them se janë të barabartë në frekuentimin e saj.

Si do t’i këshilloje vajzat që duan të dobësohen dhe ato që duan të mbajnë linjat?

Këshilla më e vlefshme për secilën vajzë apo grua është që të gjejnë kohë për t’u ushtruar në palestër dhe jo të justifikohen që nuk kanë. Çdo person e gjen një orë kohë për t’u kujdesur për trupin dhe shëndetin e tij, pasi të merresh me aktivitet sportiv do të thotë që po tregon kujdes për shëndetin tënd. Një tjetër këshillë është edhe kujdesi ndaj ushqimit. Duhet bërë kujdes me atë çfarë hamë, sidomos për vajzat që duan të dobësohen. Nuk është e nevojshme të mbajnë dietë rigoroze, mjafton që të ushqehen shëndetshëm dhe të heqin dorë nga dietat e tepruara dhe fast-food. Ushqim i shëndetshëm dhe aktiviteti sportiv është menyja më e mirë për të pasur një trup me linja përfekte.

Cilat janë të mirat që përfiton nga palestra?

Një nga të mirat e aktivitetit fizik të rregullt është rritja e vetëvlerësimit. Aktiviteti fizik ju ndihmon jo vetëm me mbajtjen e peshës ideale por shërbejnë edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike. Gjatë aktivitetit përmirësojmë humorin dhe ndihemi më mirë psikologjikisht dhe fizikisht. Pasi ke bërë një seancë vrapi kupton që ndihesh më i çliruar edhe nga ngarkesa mendore, largonin stresin, ankthin dhe depresionin. Ndihesh më i lirë dhe i qetë. Lista e të mirave që përfiton nga aktiviteti fizik është e pafund, këta mund ta kuptosh pasi ti fillon të merresh me sport.

Sa orë në ditë apo në javë rekomandoni për t’u ushtruar?

Secili prej nesh duhet të paktën të bëjë një orë në ditë aktivitet sportiv. Mund t’iu duket si kohë e gjatë por është më e vlefshme një orë në palestër se sa në kafe. Ndërsa ata që nuk janë marrë me shumë aktivitet, tre herë në javë janë të mjaftueshme për një trup të shëndetshëm.

Personat që kanë probleme me kurrizin, qafën apo mesin, çfarë ushtrimesh duhet të bëjnë?

Dhimbja e kurrizit apo mesit mund të menaxhohet ose parandalohet me një program fitnesi që përfshin forcimin e muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit. Ka shumë ushtrime të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe parandalimin e dhimbjeve të forta që vijnë nga qëndrimi i tepërt në kompjuter apo ngritja e peshave të rënda. Kombinimi më i mirë për parandalimin e dhimbjeve të forta që përjetojnë personat në shtyllë kurrizore, qafa, mesi apo dhe shpina janë ushtrimet e caktuara dhe fizioterapia.

Për cilën skuadër bëni tifo në kampionatin shqiptar?

Jam tifoze e Tiranës. Nuk jam tifoze e fiksuar për të parë çdo ndeshje, thjesht më pëlqen ta ndjek, është ekipi im i preferuar.

Po lojtari?

Nuk kam ndonjë lojtar të preferuar, por mund të veçoj Odise Roshin tek Kombëtarja, meqenëse e shoh çdo ndeshje të saj, si të gjithë sportdashësit.

Intervistoi: Eva MARKU

 

Ivanka Trump flakë në Lojërat Olimpike

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
24 Shkurt 2018 12:01

Vajza e presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump ka qenë e pranishme në ceremoninë e mbylljes së "Lojërave Olimpike" që po zhvillohen në Korenë e Jugut. Bukuroshja kishte veshur kominoshe të kuqe ndërsa në kokë mbante një kapuç kuqeblu të USA-s. Ivanka postoi disa foto nga momenti i pjesëmarrjes në mbylljen e ceremonisë ndërsa ishte pranë personazheve të njohura në Seul.

Ivanka është kthyer një ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale pasi babai i saj mori drejtimin e SHBA-ve. Në media ajo njihet edhe ndryshe si “vajza e parë” e presidentit Trump.  /EDS/

Shpëtimi i Vicenza-s, edhe një pornostare në fushë

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
23 Shkurt 2018 22:04

Amandha Fox, ose siç njihet me nofkën “Venere Polacca” në filmat për të rritur, ka deklaruar se është gati që të kontribuojë me 10% të parave që do të përfitojë nga shitja e kalendarit të saj. Pornostarja do të japë kontrbutin e saj të parave për të shpëtuar klubin bardhekuq. /EDS/

Anais Zanotti, mbretëresha e fitnesit francez

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
23 Shkurt 2018 16:43

Modelja franceze Anais Zanotti ka vendosur që t’i përkushtohet sportit të bodybuilder, ndërsa në plazh ajo i ka çmendur të gjithë me format e saj. Në veshjen me të brendshme, Zanotti ka bërë që të gjithë të “ulërasin”. /EDS/

Roberta Pedrelli, tifozja superseksi e Roma-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Shkurt 2018 16:35

E bukur, seksi dhe tejet e zonja në profesionin e saj si moderatore, aktore dhe modele, po flasim për moderatoren dhe njëkohësisht tifozen e Roma-s, Roberta Pedrelli. Mama e një djali të vogël, të cilit gjithashtu ia ka injektuar dashurinë për verdhekuqtë. Futbolli, filmat, palestra dhe veçanërisht Roma janë dashuritë e tij më të mëdha, të cilave padyshim u kushton kohën e duhur. Nuk nguron që të përkrahë kryeqytetasit nga shkallët e stadiumit, ku padyshim bie në sy me prezencën e saj.

E përveçse në "Olimpico", modelja italiane nuk nguron që të postojë foto të ndryshme "hot" në profilin e saj në "Instagram", me apo pa fanellën e Romës ajo mbetet një ndër tifozet më të zjarrta të tyre. /EDS/