Sporting i drejtohet FIFA-s: kërkon 200 milionë € dëmshpërblim

Sporting Lisbon nuk dorëzohet dhe nuk mund të bëjë ndryshe. Në fakti klubi portugez, pas sulmit famëkeq që pësoi në fund të sezonit të kaluar nga një grup tifozësh, ka parë t’i largohen pothuajse të gjithë lojtarët e rëndësishëm. Për të qenë të sinqertë këto largime kanë shkaktuar dëm ekonomik te Sporting. Edhe pse disa nga lamtumirat janë transformuar në kthime, siç ka ndodhur në rastin e Bruno Fernandes dhe Dost, që pas prishjes të dyanshme të kontratës kanë nënshkruar marrëveshje të reja me bardhjeshilët, ka disa lojtarë që janë larguar dhe kanë nënshkruar me klube të tjerë. Dhe nga këto skuadra, Sporting kërkon rreth 200 milionë euro.

Edhe për të përfituar këtë shumë klubi portugez i është drejtuar FIFA-s, siç ka bërë të ditur BBC, deri sa të marrë dëmshpërblimin për lamtumirat e Rui Patriio, Gelson Martins dhe Daniel Podence, të cilë janë transferuar respektivisht te Wolverhampton, Atletico Madrid dhe Olympiakos. Sporting ka bërë të ditur se e ka dërguar çështjen te federata ndërkombëtare dhe se tani i takon Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të vendosë për dëmshpërblimin. Kërkesat ekonomike korrespondojnë me klauzolat e futbollistëve në fjalë: Rui Patricio (57 milionë euro) dhe Gelson Martins (100 milionë), ndërsa ajo e Podence shkon mes 30 dhe 40 milionë euro.

Shifra këto që klubi nuk mund t’i lejojë vetes t’i humbasë pa luftuar dhe që do t’i kërkohen klubeve që kanë përfituar nga kaosi i shkaktuar pas sulmit të pësuar. Nga ana tjetër, Sporting mund të përdorë si shembull qëndrimin e Betis që ka nënshkruar një tjetër nga të arratisurit, William Carvalho, por duke derdhur 20 milionë euro në arkat e klubit portugez. Megjithatë, nuk i afrohet, për shembull, shifrës 100 milion euro që Atletico Madrid … refuzoi të paguajë për Gelson Martins. Ndërkohë, tre futbollistët mbeten në dispozicion të klubeve aktual, por kjo mund të jetë një thikë me dy presa. Nëse do të zbresin në fushë dhe FIFA do të marrë një vendim në favor të Sporting, do të ishte e pamundur të mos dorëzohej shuma e kërkuar nga klubi portugez. Dhe në këtë pikë ato që u dukën si tre lëvizje të zgjuara, mund të kthehen në blerje të kripura. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan