Sportistët shquhen për të dashurat, trajneri i kombëtares kuqezi për... gatim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Mars 2018 22:12

Alban Bushi, trajneri i kombëtares kuqezi U-21 dhe zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi, kanë qenë të ftuar në një emision gatimi mëngjesin e ditës së sotme. Ata janë vënë në garë mes tyre për të bërë një gatim.

Jona Dervishi ka preferuar specialitetin e saj, fërgesë tiranase, ndërsa trajneri Bushi ka bërë omeletë. Në fund fitues ka qenë trajneri i kombëtares Shpresa, i cili nuk ka harruar të postojë këtë sukses edhe në Instagram.

 “Me rastin e 8 Marsit ofrova specialitetin tim pas 20 vitesh pushim, omëlete ala Bushi  vs jona_dervishi88 me fërgesën tiranase. Gëzuar dhe Bon Apetite!”, thotë Bushi, i cili ka nxjerrë në pah edhe këtë virtyt të tijin. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike